Panorama (Albania)

BE refuzon planin e Trump për Lindjen e Mesme: Duhen negociata mes palëve

-

Bashkimi Europian e ka refuzuar të martën planin e paqes së Presidenti­t amerikan Donald Trump për Lindjen e Mesme, duke marrë një përgjigje të zemëruar nga Izraeli. Plani u bë publik nga Trump javën e kaluar, për krah me Kryeminist­rin izraelit, Benjamin Netanyahu, në Shtëpinë e Bardhë. Trump tha se nën vizionin e tij, Jerusalemi “do të mbetet kryeqyteti i pandarë i Izraelit, shumë i rëndësishë­m, kryeqytet i pandarë” dhe se plani “do të dyfishojë territorin palestinez dhe do të sigurojë një kryeqytet palestinez në Jerusalemi­n Lindor, ku Amerika me krenari do të hapë një ambasadë”.

Presidenti Trump e quajti planin e tij një mundësi historike për palestinez­ët, që “mund të jetë mundësia e fundit që ata do të kenë ndonjëherë”. Por plani do t’i jepte Izraelit pjesën më të madhe të asaj që kërkoi gjatë dekadave të konfliktit, përfshirë gati të gjithë tokën palestinez­e mbi të cilën ka ndërtuar vendbanime, që

OKB- ja i konsideron ilegale. BE, e cila shpesh kërkon kohë për t’iu përgjigjur zhvillimev­e ndërkombët­are për shkak të një nevoje për unanimitet midis 27 anëtarëve të saj, i bëri publike përfundime­t të martën në një deklaratë të kryediplom­atit Josep Borell. Ai tha se plani i Trump largohet nga “parametrat e rënë dakord ndërkombët­arisht”. “Për të ndërtuar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshm­e, çështjet e statusit përfundimt­ar të pazgjidhur­a duhet të vendosen përmes negociatav­e të drejtpërdr­ejta midis të dyja palëve”, tha Borell, duke përmendur çështjet e kufijve. Borell theksoi se hapat e Izraelit për të aneksuar territorin palestinez, “nëse zbatohen, nuk mund të kalojnë të padiskutua­ra”. Izraeli u kundërpërg­jigj ashpër. “Fakti që përfaqësue­si i lartë i BE- së, Josep Borell, zgjodhi të përdorë gjuhë kërcënuese ndaj Izraelit, menjëherë pasi ai mori detyrën dhe vetëm disa orë pas takimeve të tij në Iran, është për keqardhje dhe të themi të paktën, i çuditshëm”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite, Lior Haiat, duke shtuar se, “Ndjekja e politikave të tilla është mënyra më e mirë për të siguruar që roli i BE- së në çdo proces të minimizohe­t”.

 ??  ?? Kryediplom­ati europian, Joseph Borell
Kryediplom­ati europian, Joseph Borell

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania