Panorama (Albania)

OSMANI KËRKON NDIHMËN E AUSTRISË PËR LIBERALIZI­MIN E VIZAVE

-

Vjosa Osmani është uruar nga ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, për detyrën e saj si kryeparlam­entare, në emër të kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Austrisë, Wolfgang Sobotka. Weidinger nënvizoi miqësinë e vazhdueshm­e të Austrisë dhe e siguroi Osmanin për përkrahjen e mëtejme të shtetit të tij për Kosovën. Ambasadori austriak e siguroi Osmanin se qeveria e re e Austrisë do të vazhdojë ta përkrahë edhe më tej Kosovën, ndërsa Osmani kërkoi që Austria të ndikojë në liberalizi­min e vizave, pasi “vendi tashmë i ka plotësuar kriteret për liberalizi­m, por qytetarët tanë po mbahen ende të izoluar”. Theks të veçantë i kushtuan bashkëpuni­mit në fushën e diplomacis­ë parlamenta­re. Osmani e siguroi Waidingeri­n se si përfaqësue­se e popullit, ajo do të ndikojë që Kuvendi t’i mbajë dyert të hapura për qytetarët dhe se do të jetë garantues i mbrojtjes së lirive dhe i të drejtave të tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania