Panorama (Albania)

Kurti do ta bëjë vizitën e parë shtetërore në Shqipëri

Takim kabineti, ministrave u kërkohet t’u afrohen qytetarëve

-

Kryeminist­ri i ri i Kosovës, Albin Kurti, e ka nisur rrugën drejt Kryeminist­risë nën himnin e Kosovës, valëvitjen e flamurit shtetëror të Kosovës ( të cilin më parë në Kuvend e ka zëvendësua­r gjithnjë me flamurin kombëtar) dhe me nderime ushtarake.

Kurti u shoqërua drejt zyrës së tij nga ish- zv. kryeminist­ri Behgjet Pacolli, i cili i ka dorëzuar zyrtarisht mandatin, në mungesë të ishKryemin­istrit Ramush Haradinaj, i cili ndodhet në SHBA. Pak minuta pasi pranoi detyrën, Kurti, ka mbledhur kabinetin e ri, duke u kërkuar ministrave të jenë sa më afër qytetarëve. Ai ka thënë se në ekzekutiv nuk do të jenë të ndarë në bazë të partive. Pas takimit me ambasadori­n shqiptar, Qemal Minxhozi, u njoftua se Kurti, vizitën e parë shtetërore do ta bëjë në Shqipëri. Kryeminist­ri Kurti ka paralajmër­uar një mbledhje të re me vartësit e tij, në të cilën do të diskutojë planprogra­min qeverisës. Qeveria e Kurtit me 15 ministra, 33 zëvendësmi­nistra dhe dy zëvendëskr­yeministra u votua nga 66 deputetë në seancën e së hënës, nga 120 sa janë gjithsej. Opozita nuk qëndroi në sallë kur u votua qeveria. Më pas, në ditën e tij të parë si Kryeminist­ër, Albin Kurti ka marrë pjesë në akademinë përkujtimo­re kushtuar 20- vjetorit të vrasjes së 10 civilëve shqiptarë në Mitrovicë. “Nën patronatin tim si kryetar i komunës dhe në bashkëpuni­m me KMDLNJ- në, u mbajt akademia përkujtimo­re kushtuar 20- vjetorit të masakrës së 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, ku u vranë 10 shqiptarë, mes të cilëve edhe fëmijë, gra e pleq. Falënderoj Kryeminist­rin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, për pjesëmarrj­e në këtë ngjarje shumë të rëndësishm­e përkujtimo­re, i cili tregoi se në ditën e parë të punës së tij gjen kohë ta vizitojë Mitrovicën”, ka shkruar kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, duke shtuar se “Shqiptarët e dëbuar me dhunë, edhe sot e kësaj dite jetojnë në kushte të vështira, edhe pse ne si komunë po bëjmë përpjekje të vazhdueshm­e për t’u ndihmuar atyre. Me këtë rast, kërkova nga kryeminist­ri z. Albin Kurti që të sigurohet një fond nga qeveria për ndërtimin e shtëpive të shqiptarëv­e në veri, të cilët janë shpërngulu­r nga vendi i tyre me dhunë”. Me 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000, serbët larguan nga shtëpitë e tyre shqiptarët nga qyteti i Mitrovicës, që atë kohë ende nuk ishte i ndarë. Për pjesën veriore të Kosovës, në atë kohë përkujdese­j KFOR- i francez. Kryeminist­ri Kurti është zotuar se do ta padisë Serbinë në gjykatat ndërkombët­are për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë.

 ??  ?? Kurti i shoqëruar nga Pacolli drejt Kryeminist­risë me nderime ushtarake
Kurti i shoqëruar nga Pacolli drejt Kryeminist­risë me nderime ushtarake

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania