Panorama (Albania)

“Nexhmija më ka goditur, s’ishte dashamirës­e me mua”

“Nga Komiteti Qendror më vinin çdo javë spiunë për të më provokuar, donin që të flisja keq për Mehmet Shehun”

-

Shoku Enver më ka mbrojtur shumë, në të gjitha drejtimet. Ai i tha Kryeminist­rit se Vito Kapo do të trajtohet si kandidate e Byrosë Politike. Nexhmija kishte punën e saj, nuk ishte dashamirës­e, unë isha superiore në shumë detyra. Enveri më lavdëronte sa herë binte rasti.

isha aty, prezente.

Ju e akuzoni Ramiz Alinë për vdekjen e Hysni Kapos. Edhe Mehmet Shehu ka dashur eliminimin e Hysni Kapos?

Jo, Mehmeti në fillim këmbënguli për ta çuar Hysniun jashtë shtetit për kurim. Ishte entuziast për këtë. Ai e donte Hysniun. Çfarë ndodhi me ju pas vdekjes së Hysni Kapos? Pas vdekjes së Hysniut, mua më vunë spiunë. Më vinin një herë në javë, më pyesnin si ia bën me këtë, si e bën këtë, për çështje pune, më provokonin me emra të përveçëm, ky nuk është i mirë, ky ka këtë defekt, që unë të shprehesha dhe të mbaja qëndrim. Donin të më vinin kundër shokëve dhe partisë, donin të dinin nëse unë isha kundër Mehmet Shehut pas ikjes së Hysniut. Dhe kuptohet se kërkohej një kundërvëni­e imja ndaj Mehmet Shehut. Unë jam shprehur se Mehmet Shehu ishte ushtarak edhe më i zoti se Hysniu për vetë shkollimin e tij ushtarak që ka pasur. Mehmeti e donte shumë Hysniun, kanë shkuar bashkë në shumë udhëtime të gjata. Kush i dërgonte këta spiunët te ju? Komiteti Qendror i Partisë. Ramiz Alia? Sigurisht, Ramizi, por dhe të tjerë, por ama nga Komiteti Qendror, jo nga qeveria.

Nexhmije Hoxha shprehet se ka pasur miqësi të madhe me ju, por sqaron se ju keni dyshime se Hysni Kapo është eliminuar, se ju nuk jeni njohur me sëmundjen e tij etj. Si kanë qenë marrëdhëni­et tuaja?

Mua, shoku Enver më ka mbrojtur shumë, në të gjitha drejtimet. Ai i tha Kryeminist­rit se Vito Kapo do të trajtohet si kandidate e Byrosë Politike. Nexhmija kishte punën e saj, nuk ishte dashamirës­e, unë isha superiore në shumë detyra. Enveri më lavdëronte sa herë binte rasti. Unë di të them një gjë, që Nexhmija nuk e çau kokën për Hysniun, ndërsa Enveri u kujdes vazhdimish­t. Sa herë Enveri vinte në shtëpinë tonë, shkonte te fotografia dhe gjithmonë thoshte: Sa më mungon, more Hysni!

Po me Ramiz Alinë, çfarë raportesh keni pasur pas vdekjes së Hysni Kapos?

I kam shkuar një herë për punën e bagëtisë, të tufëzimit, sepse filluan njerëzit të vinin dhe më ankoheshin. Unë i thashë se kisha ankesa nga fshatarët e Tërbaçit në Vlorë, që ishte lënë pa një pikë qumësht dhe zbrisnin në fushë për të marrë qumësht. Tërbaçi ishte fshat malor dhe duhet t’i lihej lopa në çdo shtëpi. Vendimi kërkonte që të mbahej bagëtia në zonat malore. Ramizi më tha: “Vito, për një gjë që është vendosur unë dhe ti nuk kemi çfarë i bëjmë më, vetëm do ta zbatojmë”.

Ju ka sulmuar Ramiz Alia gjatë viteve që nuk ka jetuar Hysni Kapo?

Ramizi më ka goditur kur ka qenë me Nexhmijen, por ajo që më ka goditur më shumë është Nexhmija. Hysniu, duke ndjerë fundin e tij, kishte bërë gati një libër për jetën e tij, ku një pjesë të tij e zinte familja, por edhe unë si bashkëshor­tja e tij. Ai i kishte këto të gjitha në dorëshkrim­e, por unë nuk i kisha parë asnjëherë. Por fëmijët, si gjithmonë, që nuk lenë gjë pa kërkuar, i kishin parë dhe lexuar. Këto dorëshkrim­e iu dërguan dhe shokut Enver. I kishte parë dhe Nexhmija. Shoku Enver kishte shënuar që t’i kthehen materialet Hysniut. Më thërriti shoku Enver në zyrë, thërriti sekretarin e tij, Haxhi Kroin, dhe e pyeti: Shoku Haxhi, kush i ka marrë letrat e Hysniut? I kanë marrë?! Po, tha Haxhiu, i kanë marrë. Kush i ka marrë, pyeti shoku Enver? Haxhi Kroi uli kokën. Haxhiu i kishte marrë me urdhër të Nexhmijes. Shoku Enver i tha: Ik, Haxhi, ik! Letrat e Hysniut as i kam parë dhe as m’i ka dhënë njeri që t’i shoh dhe as i kam lexuar. Nexhmija mua më ka pasur shoqe në shkollë, por më pas asaj nuk i vinte mirë që unë u ngrita në disa detyra. Unë isha në të gjitha organet e partisë, edhe pse ishte i tepruar ky angazhim. Hysniu këmbëngult­e që unë të mos isha në shumë organe partiake dhe jam larguar me dëshirën time nga disa detyra. Hysniu më thoshte: Mos. moj Vito, çfarë bën, t’i do t’i mbulosh të gjitha?!

 ??  ?? Hysni Kapo dhe Enver Hoxha
Hysni Kapo dhe Enver Hoxha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania