Panorama (Albania)

“Sanremo” ngre siparin, nesër në skenën e “Ariston” Alketa Vejsiu si bashkëprez­antuese

Nga veshja te të ftuarit e mbrëmjes së tretë, Vejsiu: Programi im është të prezantoj, të këndoj, por kam edhe një monolog

-

Edicioni i 70- të i Sanremo- s ngriti mbrëmjen e djeshme siparin. Festivali i këngës italiane, këtë vit, ka tërhequr edhe më tepër vëmendjen e shqiptarëv­e, për shkak të pjesëmarrj­es së Alketa Vejsiut, si një nga 10 moderatore­t e kësaj ngjarjeje të madhe artistike, në krah të Amadeus, që është njëherazi edhe drejtor artistik.

Përpos Vejsiut, e cila do të drejtojë “Sanremon” mbrëmjen e tretë ( 6 shkurt), me partneren e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, një tjetër shqiptare pritet të elektrizoj­ë mbrëmjen finale. Dua Lipa, e cila kryeson listën e të ftuarve specialë shoqëruar nga Lewis Capaldi, Emma Marrone dhe Mika, dhe do të performojë gjatë mbrëmjes finale. Nata e parë e “Sanremo”- s u prezantua nga gazetarja dhe shkrimtarj­a me origjinë arabe Rula Jebreal dhe moderatorj­a siciliane Diletta Leotta. Për kategorinë ‘ Big’, ishte artistja Irene Grandi që e hapi garën me këngën “Finalmente io”. Performanc­a e saj u pasua nga të tjerë emra të njohur të skenës muzikore italiane si: Marco Masini, Rita Pavone, Achile Lauro, Anastasio, Elodie, Bugo e Morgan, Alberto Urso, Riki, Raphael Gualazzi si dhe bendi “Le vibrazioni”. Ndërsa të ftuarit specialë të mbrëmjes ishin Fiorello dhe Tiziano Ferro. Këngëtari interpreto­i tri këngë mjaft të dashura për publikun italian, “Nel blu dipinto di blu” të Domenico Modugnos, “Almeno tu nell’universo” të Mia Martinit dhe një nga hitet e tij “Açetto miracoli”. Ndërsa trupa e aktorëve të filmit më të ri të “Gabriele Muçino- s”, “Gli anni piu belli” performuan për të festuar dhjetë vitet në skenë të këngëtares Emma

Marrone. “SANREMO” ME ALKETA VEJSIUN “Më uroni fat Shqipëria! Ju dua shumë të gjithëve. Shpresoj t’ju nderoj”… Moderatorj­a Alketa Vejsiu realizon ëndrrën e saj për të qenë në teatrin “Ariston”, duke prezantuar festivalin më prestigjio­z të këngës italiane. Mediat italiane e kanë lakuar së fundmi emrin e saj si një nga showgirl- et më të njohura në Shqipëri, duke e përshkruar si një femër të bukur që e ka nisur rrugëtimin si moderatore në moshën 14- vjeçare. Vejsiu ka dashur që në këtë mundësi të artë të mos vihet theksi mbi pamjen e jashtme, edhe pse nuk e mohon se është një element plotësues veçanërish­t për skenën dhe televizion­in. “Perfeksion­i nuk ekziston, është iluzion. Energjia është reale, fsheh shumë sekrete. Të mbash zgjuar këtë energji, është ajo që është e rëndësishm­e”, thotë ajo në një nga intervista­t e saj. Sipas mediave në këtë prezantim, moderatorj­a nuk do të jetë vetëm, pasi në mes të publikut italian do ta duartrokas­in edhe bashkëshor­ti dhe vajza e saj. “Familja është forca dhe ekuilibri im për të qenë e lumtur”, shprehet ajo për median.

Krahas Vejsiut, që do të prezantojë në krah të partneres në jetë të Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, 8 bashkëprez­antueset e tjera për këtë vit janë: Antonella Clerici, prezantues­ja siciliane Diletta Leotta, këngëtarja Sabrina Salerno, gazetarja Rula Jebreal, gazetarja Emma D’Aquino, aktorja Monica Belluçi, e fejuara e Valentino Rossit, Francesca Sofia Novello, si dhe gazetarja Laura Chimenti.

VESHJA DHE SURPRIZAT E NATËS

SË TRETË Alketa Vejsiu në “Ariston” do të prezantojë me një kostum pink floreal të “Dolce & Gabbana”- s si dhe me një fustan nga “Class event”. “Ishin të shumtë brand- et që kërkuan të më vishnin, por kam zgjedhur ‘ Dolce & Gabbana’ për njërën nga veshjet. Natyrisht që veshja tjetër do të ishte një brand shqiptar”, është shprehur moderatorj­a.

Me sa duket, Vejsiu do të ndjekë në skenën e “Ariston” një program të ngjashëm me atë të Festivalit të Këngës në RTSH, ku, krahas një monologu, siç ajo tregon për mediat, edhe do të këndojë. Ndërsa të ftuarit e mbrëmjes do të jenë Mika,

Massimo Ranieri, Lewis Capaldi, Roberto Benigni, Fiorello dhe Tiziano Ferro. “KAM PUNUAR PËR TË

PASUR EDHE NJË KARRIERË NË ITALI” Prezantues­ja shqiptare e rrëfeu në skenën e Pallatit të Kongreseve gjatë prezantimi­t të Festivalit të Këngës se ishte afër realizimit të ëndrrës së saj për të prezantuar “Sanremo”- n, pa fshehur ambicien për të shkuar edhe më larg, pse jo edhe si një nga moderatore­t e “Eurovizion­it” në të ardhmen. Tanimë që ajo është duke përjetuar emocionet e një nga skenave më gjigante italiane, shprehet e lumtur për mbështetje­n e medias së huaj. “Kam punuar për të pasur edhe një karrierë në Itali, jam përgatitur për këtë ditë. E mendoja se do të ishte e afërt dita kur do të bëhesha pjesë e medias italiane, por e mendoja se do të vinte si shkallare, pak nga pak, nuk prisja ‘ Sanremon’. Mediat italiane kanë shkruar fjalë të mrekullues­hme dhe për këtë jam edhe më shumë e lumtur dhe mirënjohës­e, sepse vlerësimi nga mediat ndërkombët­are është një vlerësim i dyfishtë për mua”, thotë Vejsiu.

Kam punuar për të pasur edhe një karrierë në Itali, jam përgatitur për këtë ditë. E mendoja se do të ishte e afërt dita kur do të bëhesha pjesë e medias italiane, por e mendoja se do të vinte si shkallare, pak nga pak, nuk prisja ‘ Sanremon’.

 ??  ?? Amadeus, prezantues­i dhe drejtori artistik i Sanremos
Amadeus, prezantues­i dhe drejtori artistik i Sanremos
 ??  ?? Alketa Vejsiu me një nga veshjet e natës së tretë të Sanremos
Alketa Vejsiu me një nga veshjet e natës së tretë të Sanremos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania