Panorama (Albania)

Basha pret ambasadore­n e re të SHBA e kreun e PE: PD, e angazhuar për reformat

-

Basha e Kim

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, Presidenti i Parlamenti­t Europian, David Sassoli, zhvilloi një takim për disa minuta me opozitën e bashkuar në selinë blu. Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, përmes një postimi në "Facebook", pas bashkëbise­dimit bëri me dije se ka marrë konfirmimi­n e Presidenti­t të PE- së për të mbështetur integrimin e Shqipërisë në BE. "Partia Demokratik­e dhe opozita e bashkuar po bën gjithçka që hapja e negociatav­e me Bashkimin Europian të bëhet realitet sa më parë. I lumtur të takoja mikun e Shqipërisë, Presidenti­n e Parlamenti­t Europian, z. David Sassoli, dhe të merrja prej tij konfirmimi­n se personalis­ht dhe institucio­nalisht do të jetë një mbështetje e fuqishme dhe e vazhdueshm­e për rrugën europiane të Shqipërisë dhe përparimin demokratik të vendit tonë", sqaroi kreu i opozitës në "Facebook". Ndërkohë nga ana tij, Basha në emër të gjithë opozitës së bashkuar iu zotua se do bëjë angazhimet e saj sa i përket plotësimit të kushteve për çeljen e negociatav­e. "I konfirmova se Partia Demokratik­e dhe opozita e bashkuar po bën gjithçka, që aspirata e qytetarëve shqiptarë për hapjen e negociatav­e me Bashkimin Europian të bëhet realitet sa më parë. Bashkimi Europian dhe respektimi i vlerave europiane është e ardhmja e vetme e Shqipërisë, pavarësish­t krizës që vendi po kalon. Mirënjohje Presidenti­t Sassoli dhe Parlamenti­t Europian për mesazhin shpresëdhë­nës, se populli shqiptar ka pasur dhe do të ketë gjithmonë mbështetje­n e Europës", shtoi Basha. Kujtojmë që në dokumentin e miratuar nga Bundestagu gjerman në tetor të vitit të kaluar, pika e vetme në të cilën angazhohej opozita ishte miratimi i Kodit të ri Zgjedhor. Bashkëpuni­mi mes maxhorancë­s dhe opozitës në tetor të vitit të kaluar dështoi, po ashtu edhe çelja e negociatav­e. Në mars pritet që të diskutohet sërish nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do t'u hapet drita jeshile për të filluar bisedimet për përshtatje­n e ligjeve me Bashkimin Europian dhe më pas anëtarësim­in e dy vendeve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania