Radhë edhe për aplikimet online, ja 15 vendet e shtëpive pas tërmetit

Situatë problemati­ke në Laç, qytetarët konfrontoh­en për radhët

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - ELVIS HILA

Aplikimi online për rindërtimi­n e ndërtesave të prishura nga tërmeti i 26 nëntorit krijon vështirësi te banorët e prekur.

Pak ditë pasi kanë nisur edhe aplikimet në zyrat përkatëse për çdo zonë të caktuar, Zegjina Albrahimi tregon për gazetën “Panorama” se ka udhëtuar nga Tirana drejt Laçit për të aplikuar për banesën, e cila i është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. 70- vjeçarja, e cila është vendosur me banesë me qira në Tiranë, thotë se nuk mundi të aplikoje ditën e djeshme, pasi i kanë thënë se ka mungesë në dokumentac­ion. “Unë jam nga Kurbini, por banesa na është dëmtuar nga tërmeti dhe prej disa javësh, së bashku me familjen, jemi vendosur në shtëpi me qira në Tiranë, pasi nuk gjetëm këtu afër. Mora vesh që ka nisur aplikimi online dhe erdha këtu për të parë çfarë bëhet. Pasi prita gati dy orë, u futa aty brenda dhe më thanë do bësh letra të tjera, por se çfarë janë ato letra që i kërkojnë dy herë, unë s’e kuptoj. Unë jam e sëmurë dhe e kam të pamundur të sillem çdo ditë rrugëve e të vij të pres këtu në radhë, se këtu qenka plot me njerëz”, thotë Albrahimi. E moshuara tregon më tej se nuk e ka përfituar ende as bonusin e qirasë dhe shtëpinë po e paguan me paratë e veta. “Kam aplikuar për bonusin e qirasë te bashkia, u bënë disa ditë. Shkova dhe u interesova te banka, por lekët nuk kishin kaluar akoma dhe nuk e di pse. Po e paguaj me paratë e mia banesën që kam marrë me qira në Tiranë”, tregon e moshuara. RADHË E PAQARTËSI

NË APLIKIM Radhë të gjata dhe paqartësi në aplikim dhe dokumentac­ion. Kjo është situata në zyrat e ngritura për aplikimit online të programit të rindërtimi­t, për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në Bashkinë e Kurbinit.

Qytetarët thonë se duhet të presin me orë të tëra për të aplikuar dhe në shumë raste nuk kryejnë as punë. “Jam këtu që në orët e para të mëngjesit, po pres për të aplikuar, por ka shumë radhë. Shpresoj të mbaroj punë ditën e sotme ( dje), pasi janë dokumente që i kemi dërguar edhe një herë tjetër dhe s’po e kuptoj se çfarë po bëhet. Duhet të na orientojë dikush për të aplikuar, pasi unë s’ia kam fare idenë”, thotë një qytetare e Laçit. Shumë prej qytetarëve të ngelur të pastrehë pas tërmetit tragjik thonë se janë të paqartë në lidhje me dokumentac­ionin që u duhet, ndërsa ka dhe prej atyre që nuk u pranohet aplikimi, pasi nuk kanë akt konstatimi të banesës.

Zegjina Abrahimi, një nga banoret e prekura nga tërmeti

Radhë në zyrën e aplikimeve online

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.