Panorama (Albania)

Ligji i ri, vendin e emigrantëv­e do ta zënë punëtorët e huaj

Zv. ministri Xhafaj: U japim mundësi edhe shtetasve që vijnë nga vendet ku s’kemi ambasada

- MARIGLEN KUME

Dy javë më parë, zv. ministrja e Brendshme, Rovena Voda, në Këshillin Kombëtar të Integrimit konfirmoi se trendi i azilkërkue­sve shqiptarë vijon të jetë në rritje.

Sipas saj, referuar shifrave të Eurostat në 2019, kërkesat e shqiptarëv­e për azil në vendet europiane u rritën me 10%. Ndërkohë, sipas një sondazhi të EPPC, shqiptarët largohen nga vendet e punës pasi nuk ndihen të vlerësuar. Konkretish­t, 60% e të pyeturve thonë se ndihen të pakënaqur në vendin e tyre të punës. Arsye të tjera renditen paga, mungesa e motivimit, puna e papaguar jashtë orarit dhe mundësia e ulët për të bërë karrierë. Këto arsye bëjnë që zgjidhja dhe mundësia për një jetesë më të mirë të kërkohen jashtë kufirit. Pavarësish­t këtyre të dhënave, qeveria shqiptare nuk stimulon politika përmirësim­i të kushteve të punës dhe frenimin e emigrimit të shqiptarëv­e, por synon të lehtësojë forcë punëtore nga vendet e largëta. Komisioni i Ligjeve miratoi dje projektlig­jin për shtetasit e huaj, i cili ka në thelb tri gjëra: ndryshimin e afatit të vizave, shkurtimin e shqyrtimit të tyre dhe aplikimin online për viza. Sipas zv. ministrit të Jashtëm, Etjen Xhafaj, kjo nismë është ndërmarrë për t’u dhënë mundësi shtetasve të huaj në zonat e largëta, që të aplikojnë për vizë turistike dhe vizë pune në vendin tonë. “Sa i përket studimit të nevojave, duke qenë se sistemi i mëparshëm ka qenë ndalues, e bën pak të vështirë të vlerësohen vendet nga të cilat donin të vinin qytetarë dhe nuk vinin dot. Për t’ju dhënë një shembull, në të gjithë Afrikën ka vetëm një ambasadë, vetëm në Egjipt. Për të gjithë Azinë e largët ka dy ambasada dhe mbulon një të tretën e popullsisë së botës. Kemi gropa shumë të mëdha. Ajo që kemi bërë është që përmes vizave elektronik­e t’u japim mundësi edhe atyre shtetasve, ku Shqipëria nuk i mbulon dot me ambasada”, tha Xhafaj. Ndërkohë, relatorja në Komisionin e Ligjeve, Vasilika Hysi, u shpreh se pas tërmetit ka lindur nevoja për fuqi punëtore në vendin tonë. “Zgjerohet rrethi i subjekteve që mund të punësohet në Shqipëri, me të drejta të barabarta si shtetasit shqiptarë. Tërmeti vuri në pah që kemi nevojë për fuqi punëtore, që jo detyrimish­t ndodhet në Shqipëri. Dhe këta përfitojnë lehtësira për lejen e punës dhe vizat”, tha Hysi. Ndërkohë, ajo shtoi se duhet të bëhet kujdes, që në fillim të plotësohen nevojat e punësimit të shtetasve shqiptarë dhe më pas të kërkohen të huajt.

 ??  ?? Komisioni i Ligjeve
Komisioni i Ligjeve
 ??  ?? Komisioni i Politikës së Jashtme
Komisioni i Politikës së Jashtme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania