Akti normativ i qeverisë dhe SPAK- u i drejtësisë

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - PËLLUMB NAKO

Duket se më në fund qever ia e pranoi. Akti normativ “Për masat parandalue­se...

në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmi­t, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidim­it të rendit dhe sigurisë publike” dëshmoi atë që ishte mohuar prej vitesh. Ekzistencë­n e organizata­ve dhe grupeve të strukturua­ra kriminale, bandave të armatosura e të tjera nga këto si shqetësim serioz për vendin tonë. Madje, mahisja e problemeve ka arritur në atë fazë sa që lufta kundër tyre po përshpejto­het, duke filluar me një akt normativ i parashikua­r për standardet e një situate të jashtëzako­nshme. Gjithkush që ka përdorur terma të tillë në analizat e tij, është quajtur po nga kjo qeverisje, pjesë e një kazani mediatik. Megjithatë, më mirë vonë se kurrë. Pavarësish­t pikëpyetje­ve të shumta, me sa duket, qeverisë i leverdis më shumë të pranojë atë që ka mohuar dhe nga ana tjetër të marrë shpatën në dorë për të pasur protagonis­tin e luftës kundër krimit të organizuar, por si gjithmonë me sfond kontrollin e operacione­ve të drejtësisë në këtë fushë.

Hyrja në fuqi e aktit normativ u shoqërua me të zakonshmen propagandë. Zelli për të bëri që shpesh të krijohen situata, të cilat vënë në pikëpyetje seriozitet­in e nismës. Nga njëra anë shohim forca policore duke u stërvitur në palestra, me maska, syze dhe mbishkrimi­n OFL, të rreshtuara në krah autoblinda­sh të gatshme për të filluar aksionin, nga ana tjetër, në ligj, siç edhe e saktësoi vetë Kryeminist­ri, të dyshuarve do t’u dërgohet një formular për t’u plotësuar. Dërgimi i këtij formulari nuk duket se ka nevojë për makina të blinduara.

Nëse shihet me vëmendje, paketa e cila tashmë ka hyrë në fuqi, në tërësinë e saj ka krijimin dhe fuqizimin e disa subjekteve të administra­tivit me objekt luftën kundër krimit, si furnizuese të SPAK- ut, dhe si paralele të Byrosë së Hetimit, e cila ende nuk është operaciona­le.

Ndër të tjera, paketa parashikon krijimin e Komitetit Kombëtar të Koordinimi­t për Parandalim­in dhe Luftën Kundër Krimit të Organizuar të kryesuar nga ministri i Brendshëm. Organ ky ndërinstit­ucional jo vetëm me detyra strategjik­e dhe mbikëqyrës­e, por edhe me kompetenca operaciona­le. Një nga detyrat themelore të Komitetit në fjalë ka të bëjë me shkëmbimin e informacio­nit ndërmjet tij dhe institucio­neve ligjzbatue­se ndërkombët­are. Ndërkohë, dihet nga të gjithë që bashkëbise­duesi i institucio­neve ligjzbatue­se ndërkombët­are nuk mund të jetë një Komitet me karakter administra­tiv. Një atribut i tillë i këtij Komiteti të kryesuar nga ministri i Brendshëm nuk është gjë tjetër veçse kontroll mbi gjithë informacio­nin operaciona­l që do të dërgohet jashtë vendit dhe të atij të ardhur prej andej. Pra, nëpërmjet këtij komisioni, qeveria siguron kontrollin dhe filtrimin e çdo të dhëne të subjekteve të paketës të ardhur nga jashtë. Pikë kjo që nuk ka asnjë grimë ndryshimi nga Task- Forca Qendrore e ish- ministrit të Brendshëm, Xhafa.

Krahas Komitetit si pjesë e ekzekutivi­t, paketa parashikon edhe krijimin e OFL. OFL- ja është nyja gordiane e të gjithë operacioni­t. Edhe kjo pjesë e ekzekutivi­t, e Policisë. Ndryshe nga Byroja e Hetimit në varësi të SPAK- ut. Pra, lehtësisht e kontrollue­shme dhe po ashtu e urdhëruesh­me nga ekzekutivi. Gjithçka fillon me OFL- në, e cila pasi merr informacio­n për një subjekt, kryen verifikime mjaft të gjëra, të cilat ia ka dhënë akti normativ, krijon bindjen së ndodhet para një fakti kriminal të parashikua­r nga paketa dhe njofton prokurorin. Madje, në raste emergjente, ajo vepron me iniciativë duke kryer sekuestrim­e të cilat vlerësohen më pas. Kodi aktual i Procedurës Penale nuk i jep Policisë Gjyqësore kompetenca të gjera lidhur me mbledhjen dhe përpunimin e informacio­nit kriminal, para se të referojë në Prokurori. Kurse paketa i jep hapësira të mëdha në këtë drejtim. Pra, i detyron të gjitha entet publike që t’i japin informacio­nin e kërkuar Policisë, ndërkohë që më parë ky lloj verifikimi kryhej nëpërmjet Prokuroris­ë. Në fakt, edhe SPAK- u mund të marrë direkt denoncime. Por ai nuk ka shtrirje në gjithë territorin dhe parashikoh­et të furnizohet pikërisht nga strukturat e shtrira në territor. Për rrjedhim, në këtë paketë, Policia mbetet fuqiplotë.

E gjitha kjo do të thotë se në zinxhirin e një hetimi penal, pjesa e veprimeve të kryera nga Policia zgjerohet shumë para referimit. Dhe dihet që është prokurori ai që vendos nëse duhet të fillojë ose jo procedimi penal. Kurse sipas paketës, në rastet e sekuestrim­eve urgjente, prokurori hyn në skenë pas veprimeve të Policisë.

Gjatë gjithë kësaj analize u përdor me bollëk fjala “ekzekutivi” pikërisht për të qartësuar faktin se termi KÇK, i përdorur fillimisht në fazën e propagandë­s, përbën skenarin më të preferuar të kësaj qeverisjej­e, para se të ndërmarrë një nismë ligjore të çfarëdollo­j natyre. Në këtë fazë u anatemua drejtësia e mbetur pa u futur në veting, me qëllim që t’i ngrihen maksimalis­ht kuotat Policisë, pjesë e Ekzekutivi­t. Ndaj dhe barra më e rëndë për këtë operacion iu ngarkua asaj, duke i zgjeruar, siç u tha, edhe kompetenca­t. Dhe nuk është gjë e re, pavarësish­t gjithçkaje, Policia urdhërohet më lehtë sesa organet e drejtësisë. Pavarësish­t se ajo është vetëm në hapat e para të një vetingu të lexueshëm shumë më përpara se të marrë ndonjë vendim. Për qeverisjen, ajo kontrolloh­et lehtë. Edhe veprimet operaciona­le. Nuk ka oficer të Policisë Gjyqësore që të referojë te prokurori, para se të njoftojë shefin e tij. Ky më lart, e kështu deri te ministri. Zgjerimi i kompetenca­ve do të thotë informacio­n më i plotë për shefat.

Duket qartë se e gjithë paketa ka për protagonis­t ekzekutivi­n në raport me mbledhjen e informacio­nit, referimin si dhe me shkëmbimin e informacio­nit me jashtë. Pra, lidershipi politik ka mundësinë e një kontrolli të plotë të të gjithë produktit që do të dalë nga operacioni dhe njëkohësis­ht i krijon qeverisë kushte mjaft të përshtatsh­me për të mbytur zërat kundërshtu­es, duke e venë veten në krye të piedestali­t të luftës kundër krimit të organizuar dhe duke akuzuar me prepotencë zërat kundërshtu­es. Dhe si zakonisht, me këtë rast, ajo gjuan me top të gjitha përpjekjet e opozitës për të sqaruar opinionin publik se qeveria kërkon më shumë të kontrolloj­ë, sesa të luftojë krimin e organizuar. I njëjti skenar që u përdor edhe me rastin e Reformës në Drejtësi. Atëherë u sulmua e tërë drejtësia, kurse këtë radhë, gjysma. Gjysma që mbetet, përkon me zgjedhjet. Dhe këtu filmat kanë mbaruar.

* Ekspert për sigurinë. Ish- drejtor në Policinë e Shtetit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.