Metodologj­ia e re e negociatav­e, si mund të përfitojë Shqipëria

Negociatat mund të pezullohen kur ka ngecje ose vonesa të reformave

Panorama (Albania) - - POLITIKE - TIRANE

Dje, Komisioni Europian paraqiti një propozim për të çuar përpara procesin e pranimit në BE, duke tentuar për ta bërë atë më të besueshëm, me një drejtim më të fortë politik, më dinamik dhe të parashikue­shëm.

Komisioner­i për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, komentoi këtë propozim, duke bërë me dije edhe 4 shtyllat kryesore të tij. “Ne jemi duke punuar në tri pista: Së pari, sot ne propozojmë hapa konkretë se si të përmirësoh­et procesi i pranimit. Së dyti dhe paralelish­t, Komisioni qëndron fort në rekomandim­et e tij për të hapur negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe së shpejti do të nxjerrë një azhurnim mbi përparimin e bërë nga këto dy vende. Së treti, në përgatitje­n e Samitit BEBallkan Perëndimor në Zagreb në maj, Komisioni do të paraqesë një plan zhvillimi ekonomik për rajonin”, tha Varhelyi. Dokumenti flet për një proces që duhet të ketë më shumë besueshmër­i dhe një drejtim më të fortë politik. “Përmirësim­i i procesit të pranimit. Një perspektiv­ë e besueshme e BE- së për Ballkanin Perëndimor. Një proces më i besueshëm: Procesi i pranimit duhet të bazohet në besim të ndërsjellë dhe angazhime të qarta nga Bashkimi Europian dhe Ballkani Perëndimor. Besueshmër­ia duhet të forcohet përmes një përqendrim­i edhe më të fortë në reformat themelore, duke filluar nga sundimi i ligjit, funksionim­i i institucio­neve demokratik­e dhe administra­tës publike, si dhe ekonomia e vendeve kandidate. Kur vendet partnere i plotësojnë kriteret objektive, shtetet anëtare do të bien dakord të shkojnë përpara në fazën tjetër të procesit, duke respektuar qasjen e bazuar në meritë. Një drejtim më i fortë politik: Natyra politike e procesit të pranimit kërkon një udhëheqje më të fortë politike dhe angazhim në nivelet më të larta. Komisioni propozon të rrisë mundësinë e dialogut politik të nivelit të lartë, përmes takimeve të rregullta BE- Ballkan Perëndimor dhe kontakteve të intensifik­uara ministrore. Për më tepër, shtetet anëtare duhet të përfshihen në mënyrë më sistematik­e në monitorimi­n dhe rishikimin e procesit”, thuhet në dokument. Metodologj­ia e re parasheh një proces integrimi më dinamik që tashmë kthehet ose kapitujt mund e mbyllur mund të rihapen në bazë të ecurisë së reformave të kërkuara nga BE. “Një proces më dinamik: Për të injektuar dinamizëm të mëtejshëm në procesin e bisedimeve, Komisioni propozon të ndahen kapitujt e negociatav­e në gjashtë grupime tematike: themelet; tregu i brendshëm; konkurrues­hmëria dhe rritja gjithëpërf­shirëse; axhenda e gjelbër dhe lidhja e qëndrueshm­e; burimet, bujqësia dhe kohezioni; marrëdhëni­et e jashtme. Bisedimet për secilin grup do të jenë të hapura si të tëra - pasi të jenë përmbushur standardet e hapjes.

Bisedimet mbi çështjet bazike do hapen të parat dhe të mbyllen të fundit e përparimi në këto tematika, do të përcaktojë ritmin e përgjithsh­ëm të negociatav­e. Afati kohor midis hapjes dhe mbylljes së kapitujve individual­ë duhet të jetë i kufizuar, mundësisht brenda një viti varet plotësisht nga progresi i reformave. Një proces më i parashikue­shëm: Komisioni do të sigurojë qartësi më të madhe në lidhje me atë që pret BE- ja nga vendet në fazat e ndryshme të procesit. Do të bëjë më të qartë se cilat mund të sjellin pasojat pozitive në përparimin e reformave dhe cilat do të jenë pasojat negative kur nuk ka përparim. Për të inkurajuar kërkimin e reformave, Komisioni do të përcaktojë më mirë kushtet e përcaktuar­a për përparimin e vendeve kandidate dhe do të sigurojë stimuj të qartë dhe të prekshëm me interes të drejtpërdr­ejtë për qytetarët”, shkruhet në dokument. Më tej, KE u kërkon vendeve anëtare që ta miratojnë dhe ta fusin sa më shpejt në përdorim këtë mënyrë të re negociatas­h. “Nxitjet mund të përfshijnë integrimin e përshpejtu­ar dhe “ndërprerje­n” e politikave individual­e të BE- së, tregun e BE- së dhe programet e BE- së - duke siguruar një fushë të barabartë - si dhe rritje të fondeve dhe investimev­e. Sa më shumë vendet kandidate të përparojnë në reformat e tyre, aq më shumë ata do të përparojnë në proces. Në të njëjtën mënyrë, Komisioni propozon masa më vendimtare në mënyrë proporcion­ale që sanksionoj­në çdo ngecje serioze ose të zgjatur në zbatimin e reformave dhe plotësimin e kërkesave të procesit të negociatav­e. Bisedimet mund të ndalen në zona të caktuara, ose në rastet më serioze, të pezullohen në përgjithës­i dhe kapitujt tashmë të mbyllur mund të rihapen”, thuhet në dokumentin e prezantuar nga Varhelyi.

RAMA ME SEKRETARIN E SHTETIT, POMPEO

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.