Pandeli Majko, në forumin e organizuar në Senatin Amerikan

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka marrë pjesë në një forum në Senatin Amerikan, ku ishin të pranishëm edhe ish- Kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kreu i Partisë Republikan­e, Fatmir Mediu. Në forum është diskutuar siguria e rrjetit 5G në Ballkan dhe përballja me rrezikun e ndërhyrjes kineze dhe ruse në këtë treg. Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim për futjen e rrjetit 5G në Shqipëri, duke e kritikuar publikisht disa herë me anë të ambasadës amerikane në Tiranë. Kjo bëri që qeveria shqiptare të merrte një vendim, i cili anulonte futjen e kësaj teknologji­e në vendin tonë nga kinezët në përputhje me rregullat e sigurisë së NATO- s. Pak javë më parë, e ngarkuara me punë e ambasadës amerikane në Tiranë, Leyla Moses- Ones, thotë se siguria nuk mund të shitet, duke nënvizuar se Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe aleatët e NATO- së, duhet të largohen nga ofrues dhe rrjete furnizimi jo të besueshme të teknologji­së së informacio­nit. “Kur flitet për infrastruk­turën 5G dhe atë kibernetik­e kritike në Shtetet e Bashkuara dhe në vende aleate të NATO- s siç është Shqipëria, ne nuk mund të jemi më të qartë: siguria nuk mund të komprometo­het apo të shitet”, u shpreh e ngarkuara me punë në ambasadën e SHBE- ve në Tiranë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.