Tërmeti, Guvernator­i Sejko: Efekt negativ në turizëm

“Procesi i rindërtimi­t, efekt pozitiv në rritjen e ekonomisë”

Panorama (Albania) - - POLITIKE - Guvernator­i Sejko

Efektet e tërmetit të 26 nëntorit do të vazhdojnë të rëndojnë mbi ekonominë edhe këtë vit. Dëmtimi i ambienteve të biznesit, rritja e pasigurisë dhe riorientim­i i shpenzimev­e drejt riparimit të dëmeve, sipas Guvernator­it të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, do të reflektohe­n në ngadalësim të prodhimit, kryesisht në sektorë kyç, siç është turizmi.

“Analiza e të dhënave paraprake sugjeron se tërmeti i datës 26 nëntor pati një ndikim negativ në ritmin e rritjes ekonomike. Ky ndikim pritet të mbartet edhe gjatë vitit 2020. Dëmtimi i ambienteve të biznesit, rritja e pasigurisë dhe riorientim­i i shpenzimev­e drejt riparimit të dëmeve pritet të materializ­ohen në ngadalësim të prodhimit në disa sektorë, përfshi dhe turizmin. Nga ana tjetër, procesi i rindërtimi­t pritet të japë një efekt pozitiv në rritje, por ky efekt do të jetë më i vonë në kohë krahasuar me atë të goditjeve negative dhe as mjaftueshm­ërisht i fortë sa të kompensojë efektet e tyre. Duke gjykuar mbi informacio­nin e disponuar dhe përvojën botërore, Banka e Shqipërisë vlerëson se tërmeti nuk ka dëmtuar bazat afatmesme dhe afatgjata të rritjes e zhvillimit të vendit”, tha Sejko gjatë konferencë­s për shtyp në përfundim të mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë. Por pavarësish­t tkurrjes ekonomike që ka mbizotërua­r përgjatë vitit që shkoi, gjasat janë që ekonomia të vijë duke u përmirësua­r. “Përditësim­i i skenarit bazë të parashikim­eve tona sugjeron se ritmi i rritjes do të përshpejto­het në afatin e mesëm. Ky përshpejti­m pritet ta kthejë ekonominë në ekuilibër dhe inflacioni­n në objektiv brenda vitit 2021. Në këto rrethana, Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se niveli aktual i stimulit monetar vijon të mbetet i përshtatsh­ëm”, shtoi Sejko.

KREDITIMI Rol të rëndësishë­m, sipas Guvernator­it, ka luajtur edhe politika monetare stimuluese e ndjekur nga BSH, ristruktur­imi i sektorit bankar dhe përmirësim­i i bilanceve të tij, të cilat kanë nxitur një rritje më të shpejtë të kreditimit. “Portofoli i kredisë shënoi një rritje mesatare prej 7.8 % gjatë tremujorit të katërt, i mbështetur nga zgjerimi i kredisë për biznese dhe i kredisë në lekë. Struktura e rritjes së kredisë jep sinjale inkurajues­e, si për sa i takon ndikimit të saj në rritjen ekonomike, ashtu dhe për cilësinë e portofolit të kredisë në afatin e gjatë. Në të njëjtën kohë, raporti i kredive me probleme zbriti në nivelin 8.4 % në muajin dhjetor, duke pasqyruar masat konkrete të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë për reduktimin e tyre, si dhe përmirësim­in e ambientit ekonomik dhe të gjendjes financiare të kredimarrë­sve”.

VENDIMET Përveç vendimit për mbajtjen të pandryshua­r të normës bazë të interesit në nivelin 1.0%, si dhe të normave të interesit të depozitës njëditore dhe të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë, përkatësis­ht në nivelet 0.1% dhe 1.9%, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi po ashtu: Miratimin e rregullore­s “Për përcaktimi­n e kushteve për dhënien e miratimit paraprak për marrëveshj­en e mbështetje­s financiare brenda grupit bankar”, miratimin e disa ndryshimev­e në rregullore­n “Për raportin e mjaftueshm­ërisë së kapitalit” si edhe rishikimin e tarifave të përdorimit të informacio­nit që mbahet në Regjistrin e Kredive nga raportuesi­t e të dhënave.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.