Topollaj: Të ngrihet komisioni për kontrollin financiar

Panorama (Albania) - - SOCIALE -

I vetmi opozitar në Këshillin Bashkiak, Fabian Topollaj, nga Bindja Demokratik­e, tërhoqi vëmendjen për nevojën e kontrollit të ekzekutivi­t nga Këshilli Bashkiak, një kërkesë kjo e pasqyruar edhe në rregullore. Ashtu siç e kërkon edhe rregullorj­a në pikën 28 të saj, u kërkua ngritja e komisionit për kontrollin financiar. Në rastin konkret, ky mekanizëm për Topollajn, është domosdoshm­ëri. "Ajo që kërkoj, është ta fusim në rendin e ditës dhe të ngremë sipas përcaktime­ve ligjore këtë komision, i cili nuk është gjë tjetër veçse strukturë që ligji e kërkon që Këshilli Bashkiak të mund të kontrolloj­ë punën e organit ekzekutiv. Mendoj që kjo gjë është dyfish e nevojshme në rastin tonë. Jo vetëm sepse këtu mungon një pjesë e madhe e opozitës dhe kontrolli nga ne që jemi këtu duhet të bëhet në mënyrë më rigoroze, por mendoj që Erion Veliaj, si kryetar bashkie, ka dyfish nevojën e kontrollit që duhet të bëjë ky këshill. Jo vetëm sepse nuk është perfeksion­ist, por edhe sepse ne nuk kemi bojaxhinj pallatesh". Komisioni në fjalë ka tre anëtarë. Topollaj kërkoi që kreu i pozitës në këshill të japë propozimet për kandidatur­at e grupit të tij në komisionin me tre anëtarë, një prej të cilëve duhet të jetë vetë Topollaj, si i vetmi përfaqësue­s i opozitës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.