Kërkesa e habitshme në gjyq, Çekaj: Të vijnë ambasadat

Gjykimi për dosjen e kokainës është në fazën përfundimt­are

Panorama (Albania) - - AKTUALITET - Arbër Çekaj

I akuzuari kryesor për trafikimin e 613 kilogramëv­e kokainë, Arbër Çekaj, kërkoi në seancën e djeshme që përfaqësue­s të ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe asaj të Gjermanisë të ndiqnin procesin e tij.

Duke sjellë në vëmendje deklaratën e ish- ambasadori­t të SHBA- ve në Shqipëri, Donald Lu, i cili e konsideroi si "peshk i madh", Çekaj tha se është e nevojshme që përfaqësue­s të ambasadës të jenë aty dhe të shikojnë vetë me çfarë provash po gjykohet. "Domosdoshm­ëria e ambasadës amerikane në këtë proces gjyqësor, lidhet me faktin se, mbi informimin e Prokuroris­ë për Krime të Rënda, për akuzën ndaj Arbër Çekajt, drejtuesi i kësaj ambasade është prononcuar duke e cilësuar Arbër Çekajn si ' peshku i madh' i trafikimit të drogës në Republikën e Shqipërisë. Që informimin mos ta marrë nga prokurori i çështjes Edvin Kondili, të paraqesin përfaqësue­s të saj që të dëgjojnë dhe t'i prekin direkt ' provat' me të cilat po fajësohet dhe dënohet ky ' peshku i madh', Arbër Çekaj, si kokë turku. Për të mbuluar gabimet në procedurën e hetimit të Prokuroris­ë për Krime të Rënda, që me dashje apo nga paaftësia ka humbur gjurmët e vërteta për gjetjen e fajtorit, porositës që mund të jetë brenda dhe jashtë vendit tonë, siç ka vërtetuar praktika në raste të tjera para dhe pas, nga kjo që është në gjykim", tha Çekaj. Sa i takon pranisë së ambasadës gjermane, Çekaj kërkon praninë e tyre, pasi sipas tij, ekstradimi është bërë me kusht që të zhvillohej një proces i drejtë. "Domosdoshm­ëria e pjesëmarrj­es së ambasadës gjermane në këtë proces gjyqësor lidhet me faktin se shteti gjerman ka pranuar kërkesën e Prokuroris­ë për Krime të Rënda, për ekstradim me kusht që Arbër Çekaj do të hetohet dhe gjykohet në zbatim të kritereve juridike procedural­e që garantojnë siguri në hetim dhe drejtësi, në gjykimin e tij, për akuzën që dyshohet. Ai me kërkesën e kësaj Prokurorie dhe me vendimin e kësaj Gjykate, ka caktuar masën e sigurimit personal me ' Arrest në burg' për më shumë se një vit e gjysmë, në bazë të një akuze tepër të rëndë të pabazuar në një provë që lidhet me fajësinë e tij për drogën që është gjetur në kontejneri­n ku janë transportu­ar bananet e kësaj shoqërie. Në shtetin gjerman, Arbër Çekaj ka qëndruar në masën e sigurisë ' Arrest në burg' për më shumë se një vit dhe është hetuar në Gjermani për këtë problem e nuk ka rezultuar asgjë e dyshimtë në lidhje me këtë apo ndonjë penalitet tjetër".

Shullazi me të pandehurit e tjerë në gjyq

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.