“Sanremo” me Vejsiun, surprizat

Panorama (Albania) - - KULTURE -

Alketa Vejsiu do të prezantojë natën e tretë të Festivalit të Sanremos së bashku me modelen Georgina Rodriguez. Në këtë mbrëmje, 24 këngëtarët “BIG” në garë do të këndojnë këngë nga Sanremo në vite, të vetëm ose në duet me emra të njohur të muzikës italiane. Shënohet një moment i rëndësishë­m edhe për sa u përket konkurrent­ëve në garë, pasi do të votojnë muzikantët e orkestrës së Sanremos. Më tej, votat do të mblidhen me totalin e pikëve që do të përcaktojn­ë klasifikim­in final. Tiziano Ferro do të shoqërojë me performanc­at e tij edhe këtë mbrëmje të tretë, ai do të duetojë dhe me Massimo Ranierin këngën “Perdere l’amore”. Nga arena ndërkombët­are do të jenë të ftuar Mika dhe Lewis Capaldi, ndërsa publiku pret me padurim shfaqjen e aktorit të njohur Roberto Benigni.

Skenografi­a e “Sanremos” për këtë edicion të 70- të

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.