Mbrëmja e dytë

Panorama (Albania) - - KULTURE -

Këtë mbrëmje të tretë, kur konkurrent­ët në garë do të interpreto­jnë këngë ‘ cover’, moderatorj­a shqiptare dhe partnerja modele e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, do të drejtojnë ngjarjen më të madhe të muzikës në shtetin fqinj. Nga prezantues­i dhe njëherazi drejtori artistik i festivalit, Amadeus, shqiptarja është cilësuar si “një grua shumë e bukur, që prezanton disa programe me rëndësi në Shqipëri”. Për të përballuar mbrëmjen e sotme në teatrin gjigant të “Ariston”, ajo tregon në një intervistë për “Sorrisi” se nuk ka asnjë frikë, pasi skena është prej vitesh “habitati” i saj. Përpos kësaj, Vejsiu rrëfen se Festivali i Këngës që prezantoi këtë dhjetor do t’i shërbejë si eksperienc­ë. “Ishte edicioni i 58- të dhe unë isha e para femër që prezantoja këtë festival vetëm. Ishte një provë e rëndësishm­e për mua”, tregon Vejsiu.

Alketa, cili ishte mendimi juaj i parë kur ju propozuan të prezantoni­t një mbrëmje nga Festivali i Sanremos?

Është një mundësi e papërsërit­shme. Ka kaq shumë prezantues­e që punojnë prej një jete në televizion­et italiane, të cilat ende nuk e kanë përjetuar këtë ëndërr. Jam kaq e lumtur! Italia për mua është si një atdhe i dytë.

Do t’ju pëlqente të punonit në televizion­in italian?

Patjetër! Eksperienc­a nuk më mungon, ashtu si edhe pasioni për punën. E njoh mirë televizion­in italian.

E keni ndjekur Festivalin e Sanremos nga Shqipëria?

E kam ndjekur gjithmonë. Mund t’ju këndoj një repertor të gjerë të këngëve në garë përgjatë viteve.

Cilat kanë qenë këngët tuaja të preferuara përgjatë historisë së Festivalit?

Kanë qenë këngë si “Ventimila baci”, “L’immensità”, “L’italiano”, “Volare”, “Non ho l’età”, “Come saprei” etj.

Kujtimi që do të veçonit lidhur me Festivalin?

Fitorja e bashkatdhe­tarit tim, Ermal Metës. Çfarë krenarie!

A e dëgjoni muzikën italiane?

Sigurisht. E admiroj Adriano Celentanon, është një mit. Do kisha dëshirë ta përqafoja fort. Këngët e tij kanë qenë kolona zanore e momenteve të paharruesh­me të jetës sime.

Cilat kolege italiane çmoni më shumë?

Maria de Filippin dhe Raffaella Carran i respektoj dhe admiroj shumë. Kanë dy stile të ndryshme dhe prej tyre mund të mësosh shumë. Praktikish­t, unë kam marrë më të mirën e dy ikonave dhe kam ndërtuar Alketën.

Si është e mundur që flisni kaq mirë italishten?

E kam studiuar këtë gjuhë në shkollë, përpos kësaj jam rritur duke parë kanalin “Rai”, e prej 20 vitesh jetoj mes Shqipërisë dhe Firences. Tanimë ndihem gjysmë italiane.

A ka diçka që ju frikëson në këtë eksperienc­ë?

Të them të vërtetën, nuk kam frikë. Sigurisht që pak fat duhet, por skena është “habitati” im. Unë sapo kam prezantuar Festivalin homolog të Sanremos në Tiranë këtë dhjetor. Ishte edicioni i 58- të dhe unë isha e para femër që prezantoja këtë festival vetëm. Ishte një provë e rëndësishm­e për mua.

Çfarë përgatitje­sh keni bërë për Festivalin e Sanre

Sanremo 2020 shënoi mbrëmjen e dytë, ku në prezantim Amadeus u shoqërua nga gazetarja Emma d’Aquino, ikona e viteve ’ 80 Laura Chimenti dhe këngëtarja Sabrina Salerno. Ashtu si edhe natën e parë, Fiorello dhe Tiziano Ferro i shtuan emocionet spektaklit. Mbrëmjen e djeshme konkurruan 12 këngëtarë të tjerë në kategorinë “Big”, si dhe 4 të rinj të tjerë. Kështu, publiku i këtij edicioni të 70- të të Sanremos ka dëgjuar të gjitha këngët në garë. Një nga pikat më kulminante të këtij spektakli u shënua prej rikthimit në skenë të grupit “Ricchi e Poveri”, anëtarët e të cilit u bënë bashkë mbrëmjen e djeshme pas 40 vitesh. mos?

Gjatë gjithë vitit unë bëj joga dhe pilates, po ashtu më pëlqen noti dhe biçikleta. Për sa i përket dietës, është një fjalë që urrej, përpiqem të ushqehem në mënyrë të shëndetshm­e, por i gëzohem jetës.

Është festivali i grave: Çfarë do të donit të thoshit në skenën e “Ariston”?

Çdo grua është e bukur, madje shumë e bukur për atë që është. Nuk ka prototipe femrash të bukura apo më pak të bukura, pavarësish­t nga zanati apo nga profili social. Nëse je një sipërmarrë­se apo një mama me kohë të plotë, nëse ke ngjyrën e lëkurës ndryshe nga e imja, nëse je e dobët apo pak më e bëshme: je unike dhe speciale!

Amadeus dhe Tiziano Ferro

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.