Zbulohet bukuroshja pas syzeve të errëta të OFL, anti- KÇK u dërgon letër dy “të fortëve” në Durrës

KUSH ESHTE BIZNESMENI NGA SHIJAKU QE I KERKOHET BURIMI I PASURISE. ZBULOHET 35- VJEÇARJA, ZEDHENESE E POLICEVE SPECIALE

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - ETLEVA DELIA Dashamir Gjoka

Ashtu siç veproi me Lulzim Berishën e Ardian Çapjan të martën, dje Forca e Ligjit u ka nisur formularin për deklarimin e burimeve të pasurisë 3 personave të tjerë.

Bëhet fjalë për Dashamir Gjokën dhe vëllezërit Emiljano e Edlir Hysenaj. Sipas deklaratës zyrtare të komunikuar nga OFL, kërkesat me shkrim janë bërë pasi Gjoka rezulton i dënuar në Itali për "Trafik të qenieve njerëzore" dhe Emiljano Hysenaj rezulton i dënuar në Gjermani për "Trafik narkotikës­h" e "Pastrim parash". Ndërsa për personin e tretë, Edlir Hysenajn, që, sipas OFL, ka lidhje familjare me Emiljanon, dyshohet se gëzon pasuri të prejardhur­a nga krimi. "Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t'u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL- së dhe përgjigjet e marra do t'i dërgohen SPAK- ut, i cili do të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL- ja mbi aktiviteti­n kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK- u duhet t'i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrim­it për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrim­it, në jo më shumë se 6 muaj, Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimi­n përfundimt­ar të tyre", thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit. Më tej sqarohet se, me marrjen e masës së sekuestros, çdo pronë e subjekteve do të administro­het nga agjencia e posaçme e Ministrisë së Brendshme. Vetëm banesa mund të vazhdojë të përdoret për strehim, por nuk mund të shitet apo të jepet me qira nga subjekti. "Të gjitha subjektet e Ligjit Special, pra, të gjithë të dënuarit apo të akuzuarit gjatë 30 viteve të fundit, për krimet e parashikua­ra në këtë ligj, do të kalojnë sitën e provës së ligjshmëri­së së pasurisë së tyre. Asnjë përjashtim nuk do të ketë dhe nuk mund të ketë dhe çdo përpjekje për të tjetërsuar ndërkohë pronën, duke përdorur familjarë apo të njohur, do të rëndojë të dyja palët. Kujtojmë se Ligji Special parashikon vlerësime dhe hetime specifike të pasurisë edhe për rrethin familjar të personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar e krime të rënda", sqaron më tej Policia.

DASHAMIR GJOKA

Dashamir Gjoka është një emër i njohur për autoritete­t, pasi me vendimin e Gjykatës së Apelit të Milanos, Itali, të datës 02.11.2007, ai është dënuar me 10 vjet dhe 6 muaj burgim, për vepra penale që nga ligji penal shqiptar parashikoh­en si veprat penale "Shfrytëzim i prostituci­onit" dhe "Trafikim i personave". Në shtator të vitit 2015, me kërkesë të Prokuroris­ë, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi në sekuestro 11 mijë metra katrorë truall, ndërtime e biznese, si dhe 15 mijë metra katrorë tokë arë, pasi dyshohej se Gjoka i kishte krijuar nga aktivitet i paligjshëm jashtë vendit. Vlera totale e pasurive të konfiskuar­a është llogaritur rreth 200 milionë lekë. Ndërsa, më 4 mars të vitit 2007, me kërkesë të Prokuroris­ë për Krime të Rënda, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda vendosi konfiskimi­n e disa pasurive të paluajtshm­e të regjistrua­ra në emër të Gjokës. Hetimi pasuror, në kuadër të ligjit "Antimafia", nisi ndaj këtij shtetasi nga Prokuroria për Krime të Rënda, pas dyshimeve se ai i kishte krijuar pasuritë në bazë të të ardhurave të krijuara nga aktiviteti kriminal që ka kryer në Itali. Por, më 20 korrik 2017, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda hoqi sekuestron e vendosur nga Shkalla e Parë për pasuritë e biznesmeni­t Dashamir Gjoka.

VELLEZERIT HYSENAJ

Emiljano Hysenaj, 40- vjeçari me banim në Durrës, rezulton i dënuar në Gjermani për trafikim narkotikës­h dhe pastrim parash. Kështu njoftoi dje zyrtarisht Policia e Shtetit. Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formular edhe vëllait të tij, Edlir Hysenajt, pasi, siç bëri të ditur Policia, dyshohet se ai gëzon pasuri të prejardhur­a nga krimi. Emiljano Hysenaj u arrestua në maj të vitit 2018 në Gjermani së bashku me 12 shqiptarë të tjerë pasi u akuzuan se futën të paktën 1.8 tonë kokainë me vlerë tregu 400 milionë euro në Gjermani. I gjithë grupi kriminal ishte i mirorganiz­uar me detyra të qarta dhe të përcaktuar­a.

ZEDHENESJA E OFL, ELJESA BRECA ( MAJTAS) GJATE KONFERENCE­S

EFEKTIVET E OFL NE SHKODER

Kokaina e sekuestrua­r në Gjermani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.