BALLA: METODOLOGJ­IA E RE U JEP FUND DILEMAVE TË TETORIT

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Kryetari i Grupit Parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla, ka komentuar prezantimi­n e Metodologj­isë së re të zgjerimit të Bashkimit Europian. Sipas Ballës, kjo është një mundësi e re që u jep zgjedhje edhe dilemave që u shfaqën në muajin tetor të vitit të shkuar për Shqipërinë. “Metodologj­ia e re e Zgjerimit zgjidh gjithashtu edhe hezitimin e tetorit të shkuar të ndonjë prej vendeve anëtare të BEsë, pozicioni i të cilave divergjoi mbi shpejtësin­ë dhe axhendën e procesit. Është tashmë në kredibilit­etin e BEsë, që Këshilli Europian i fundmarsit të miratojë fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, shkroi Balla në rrjetet sociale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.