Gjykata liron Fredi Alizotin, përfundoi dënimin

Procesi “Babale” është në Apel, ish- deputeti ankimoi vendimin

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Gjykata e Tiranës vendosi të pranojë dje kërkesën e Fredi Alizotit për liri. Alizoti u dënua në procesin Babalja, si personi që kishte imituar zërin e vëllait të ish- ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafajt, në audio- përgjimin e publikuar nga Partia Demokratik­e. Prokuroria pas hetimeve, doli në konkluzion­in se audio- përgjimi ishte i stisur dhe mori të pandehur për “Kallëzim të rremë” kryer në bashkëpuni­m, ishdeputet­in e PD, Ervi Salianjin, gazetarin Jetmir Olldashi, Fredi Alizotin dhe Albert Veliun. Të katërt u dënuan rreth dy muaj më parë nga Gjykata e Tiranës, që i gjeti fajtor për akuzën e ngritur nga organi i Akuzës. Konkretish­t, Gjykata e Tiranës dënoi me një vit burg ish- deputetin e Partisë Demokratik­e, Ervin Salianjin. Të fajshëm u gjetën edhe gazetari Jetmir Olldashi e Albert Veliu dhe Fredi Alizoti, duke i dënuar në total me 6 vite burg. Për gazetarin Olldashi, dënimi me 6 muaj burg u vendos që të shlyhej me 100 orë punë në shërbim publik. Ndërkohë, mbrojtja gjatë procesit tha se fabula e ndërtuar nga Prokuroria ishte tërësisht e pavërtetë, ndërsa në fund kërkoi pafajësi. “Fabula e prezantuar nga Prokuroria në konkluzion­et përfundimt­are është tërësisht e pavërtetë. Dëshmia e Alizotit nuk mbështetet në asnjë provë. Në datën kur pretendohe­t të jetë kryer audio- përgjimi, nga qelizat telefonike rezulton se Alizoti ka qenë në Fier, ndërsa Abert Veliu në Tiranë. Po sipas qelizave të tyre telefonike, ata nuk kanë ardhur asnjë ditë në Tiranë, çka rrëzon pretendime­t e Alizotit, që kanë sjellë përgjimin në Tiranë”, tha Braho.

Fredi Alizoti

Albert Veliu, ( Babalja)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.