Arben Malaj padit Kuvendin për shkarkimin nga Banka

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Ish- anëtari i Këshillit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë, Arben Malaj, ka paditur në Gjykatën Administra­tive Kuvendin, për shkarkimin nga detyra. Gjatë seancës së djeshme, nuk ishte i pranishëm asnjë përfaqësue­s i Kuvendit, duke çuar në shtyrje, ndërsa sipas Malajt ky veprim ishte nënvlerësi­m për procesin. Duke folur për mediat, Arben Malaj tha se do ta ndiqte çështjen deri në Strasburg. Ai shtoi se Kuvendi duhet të zbatojë pavarësinë e institucio­neve dhe të mos mbjellë frikë. “Kam besim te drejtësia dhe do ta ndjek këtë çështje deri në Gjykatën Europiane. Qeveritarë­t duhet të mbajnë përgjegjës­i. Duhet të zbatojnë pavarësinë e institucio­neve dhe të mos mbjellin frikë te njerëzit. Kuvendi nuk solli përfaqësue­s edhe pse vrapoi për të më të shkarkuar”, tha Malaj. Shkarkimi i Malajt u propozua nga Partia Socialiste, e cila në një kërkesë drejtuar Kuvendit, arsyetonte se “Gjatë vitit 2018 dhe në vazhdim, zoti Arben Malaj i emëruar nga Kuvendi si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, ka pasur sjellje konstante dhe dalje publike dhe deklarim të qëndrimeve personale dhe të natyrës politike të palidhura me politika mbikëqyrje të Bankës së Shqipërisë dhe që nuk gjejnë asnjë referim në çështjet diskutuara në veprimtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, apo që të mund të klasifikoh­en si veprimtari në shërbim të edukimit të publikut mbi tregun bankar”. Shkarkimi i një anëtari të Këshillit Mbikëqyrës përcaktohe­t nga Ligji për Bankën e Shqipërisë, i cili parashikon se ata: “mund të shkarkohen nga Kuvendi me propozim të shumicës së anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, kur personi i propozuar për shkarkim, gjatë ushtrimit të detyrës ka shkelur rëndë etikën e punës dhe ka cenuar thellë interesat e Bankës së Shqipërisë”. Para se Kuvendi të votonte për shkarkimin e tij, Arben Malaj mbajti një fjalim duke deklaruar se deputetët po vendosen në rresht, gjë që s’ka ndodhur as në 1992shin. Ai deklaroi se po shkarkohej vetëm se ka guxuar të thotë fjalën e lirë. “Fjalën e lirë për keqqeveris­jen e vendit nga Kryeminist­ri Rama”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.