Soreca: Anti- KÇK tregon vullnetin politik për ta trajtuar problemin

“Ka rëndësi mënyra se si do implemento­het ligji, do e ndjekim nga afër”

Panorama (Albania) - - AKTUALITET - TIRANE

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, komentoi dje nga Vlora aktin e ri normativ të prezantuar nga qeveria anti- KÇK.

Soreca tha se parimi mbi të cilin është ngritur ky ligj, duke ndjekur rrugën e parë, është një mënyrë që ka dhënë rezultate të mira edhe në vende të tjera, ku është implementu­ar më herët. “Për sa i përket Operacioni­t Forca e Ligjit, ne kemi bërë dhe më parë një deklaratë dhe besojmë se parimi “ndiq paranë” është mënyra më e mirë për t’u adresuar drejtë këtyre personave dhe tregon vullnetin politik për ta trajtuar këtë problem”, u shpreh ambasadori i Bashkimit Europian. Më tej, Soreca tha se kjo nismë e re ligjore e qeverisë do duhet parë për mënyrën se si do të aplikohet. Sipas tij, ky akt i qeverisë do duhet të ndiqet nga SPAK dhe se organizmat ndërkombët­arë janë në kontakt të vazhdueshë­m me zyrtarët shqiptarë. “Megjithatë, mënyra sesi do zbatohet ky ligj është shumë e rëndësishm­e dhe ne po e ndjekim nga afër aplikimin e këtij ligji. Është shumë e rëndësishm­e që kjo strukturë e re të ndjekë natyrisht parimet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe me sundimin e të drejtave të njeriut. Gjithashtu, është shumë e rëndësishm­e që kjo platforme të ndiqet nga SPAK- u. Jam në kontakt të përgjithsh­ëm me ministrin e Brendshëm dhe javën që vjen do takohem me udhëheqësi­t e SPAK”, shtoi më tej Luigi Soreca.

Gjatë prononcimi­t për mediat në qytetin e Vlorës, Soreca ka folur edhe për metodologj­inë e re të prezantuar nga Komisioner­i i Zgjerimit të BE- së, duke theksuar se shpreson që kjo strategji e re të jetë një ndihmë më tepër për Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësim­it të plotë në BE. “Komisioni Europian ka zbuluar një strategji të re për zgjerimin e tij, e cila shkon në një metodologj­i të re me ç’ka kanë prezantuar disa shtete. Kjo do të diskutohet tashmë në Këshillin Europian, teksa Shqipëria duhet të vazhdojë përmirësim­et dhe punën e saj gjatë pranverës. Strategjia e re është një hap përpara integrimit të Shqipërisë, pasi Shqipëria do të ketë mundësinë ta prezantojë veten në mënyrën e duhur në takimin që do të kemi gjatë muajit mars. Ju më njihni tani, unë jam një njeri optimist, por jam dhe realist, kështu që në 7 javët në vijim ne do të vazhdojmë të kemi rezultate të tjera ne rrugën drejt Bashkimit Europian”, theksoi ambasadori i BE- së, Soreca.

Luigi Soreca

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.