Manjani: Rama po bën fushatë me KÇK- në

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Ish- ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar në lidhje me paketën e propozuar nga qeveria për të luftuar asetet e krimit të organizuar, të quajtur ndryshe si paketa anti- KÇK. Në një reagim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se ky akt normativ i qeverisë është qartësisht një fushatë për të pastruar, sipas tij, imazhin. Sipas Manjanit, me këtë lëvizje Rama po tenton të shpalosë para të gjithëve se ai nuk ka lidhje me krimin. “Nuk më surprizon më hiç, udhëheqësi! Është bërë bajatshmër­isht i lexueshëm. Vetëm 1 orë nga konstatimi që bëra se ‘ Ai po bën fushatë elektorale me KÇKnë’, e konfirmoi. Iu sul gazetarëve që e kritikojnë, por pranoi hapur që ai po tregon se ‘... nuk ka lidhje me krimin, siç i thonë...’. Pra, do të heqë njollën e lidhjes me krimin. Qartësisht është kështu”, shkruan ndër të tjera në “Facebook”, Ylli Manjani.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.