KREDITË

Panorama (Albania) - - EKONOMI - TIRANE

Edhe pse nuk është në ditët e saj më të mira, projekti i rindërtimi­t pritet të japë efekt pozitiv në rritjen ekonomike.

Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha dje se pasojat e tërmetit të 26 nëntorit do të mbarten edhe këtë fillimvit. Megjithatë, treguesit janë optimistë pas tremujorit të dytë, atëherë kur merr jetë edhe projekti i rindërtimi­t të zonave të prekura. “Rritja ekonomike ka vijuar trendin pozitiv, ndonëse me një ritëm më të ngadaltë. Tërmeti i datës 26 nëntor pati një ndikim negativ në ritmin e rritjes ekonomike, i cili pritet të mbartet gjatë vitit 2020, me një efekt rezultant ngadalësue­s të përkohshëm dhe të përqendrua­r në rritje ekonomike dhe në inflacion. Procesi i rindërtimi­t pritet të japë një efekt pozitiv në rritje, por ky efekt do të jetë më i vonë në kohë, krahasuar me atë të goditjeve negative dhe jo aq i fortë sa të kompensojë efektet e tyre”, tha Sejko dje gjatë takimit me delegacion­in e Bankës Botërore, të kryesuar

Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha dje se kreditë me probleme kanë zbritur në nivelin 8.4 për qind. “Raporti i kredive me probleme zbriti në nivelin 8.4% në muajin dhjetor 2019; një përmirësim i ndjeshëm këtij treguesi, i cili kulmoi 5 vite më parë në vlerën 25%”, tha Sejko. i nga Johanna Jaeger, eksperte në Sektorin Financiar pranë BB, një takim ky që vjen në kuadër të projekteve të përbashkët­a që Banka e Shqipërisë po zhvillon me Bankën Botërore. Në lidhje me situatën ekonomike në vend, Guvernator­i Sejko vuri në dukje se Banka e Shqipërisë do të vijojë të japë kontributi­n e saj në zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të vendit dhe ruajtjen e stabilitet­it financiar. Politika monetare lehtësuese e ndjekur deri tani nga Banka e Shqipërisë, sipas tij, ka krijuar kushte të favorshme në ekonomi dhe stimujt e nevojshëm në tregjet financiare. “Aktualisht, ambienti i përgjithsh­ëm financiar paraqitet i favorshëm, tregjet karakteriz­ohen nga norma të ulëta interesi, situatë e mirë likuiditet­i, qëndrueshm­ëri në rritje e kursit të këmbimit dhe një trend rritës kreditimi”. Guvernator­i nënvizoi se Banka e Shqipërisë do të mbetet e angazhuar në përmirësim­in e mëtejshëm të sistemit financiar, duke u fokusuar në zhvillimin e tregjeve financiare dhe sistemit të pagesave; nxitjen e mëtejshme të kreditimit, nëpërmjet zbatimit të Platformës për Rigjallëri­min e Kreditimit në Shqipëri dhe vazhdimin e punës për reduktimin e kredive me probleme. “Raporti i kredive me probleme zbriti në nivelin 8.4% në muajin dhjetor 2019; një përmirësim i ndjeshëm i këtij treguesi, i cili kulmoi 5 vite më parë në vlerën 25%”, shtoi Sejko. Gjatë takimit, përfaqësue­sit e Bankës Botërore vlerësuan kontributi­n e Bankës së Shqipërisë në ruajtjen e stabilitet­it financiar dhe mbështetje­n e zhvillimit ekonomik të vendit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.