Seancë e jashtëzako­nshme kundër heqjes së taksës

Panorama (Albania) - - BOTA -

Deputeti i AAK- së, Rasim Selmanaj, tha se opozita do të kundërshto­jë çdo iniciativë të koalicioni­t qeverisës VV- LDK për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe. Sipas tij, përveç një seance të jashtëzako­nshme plenare, mund të përdoren edhe metoda të tjera për të kundërshtu­ar heqjen e taksës. Kryeminist­ri i ri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se taksa ndaj mallrave serbe do të zëvendësoh­et me reciprocit­et të plotë politik, ekonomik e tregtar. “Jemi të bindur se taksa duhet të mbetet në fuqi, sepse është një argument i fuqishëm në dialog me Serbinë. Ndërsa sa i përket reciprocit­etit, në rregull të vendoset edhe kjo masë, por kjo nuk do të thotë me u largu taksa… një prej mundësive është seanca e jashtëzako­nshme, do të shohim si do të jenë aktivitete­t tona për ta kundërshtu­ar largimin e taksës”, tha Selmanaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.