Panorama (Albania)

Letra e Haradinajt/ Ish- Kryeminist­ri i lutet Kurtit të mos e heqë taksën ndaj Serbisë

-

Ish- Kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një letër të hapur drejtuar Albin Kurtit, i lutet këtij të fundit që të mos e heqë taksën ndaj Serbisë, sepse ajo është sakrificë ndaj Kosovës. Haradinaj i kujtoi Kurtit se është rrahur e burgosur nga Serbia dhe se nuk duhet ta kamuflojë vendimin sovran për taksën me terma si reciprocit­eti. “I dashur Albin, Para pak ditësh të telefonova për të uruar postin e Kryeminist­rit. Sot po të shkruaj për diçka tjetër. Bashkë me popullin e Kosovës, ti ke sakrifikua­r shumë. Ke rënë në burgje e sfida, por ke qëndruar stoikisht në atë që beson. Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendos­je, me vetëmohim të pashoq të kanë qëndruar besnikë në kauzën tënde. Ne mund të mos pajtohemi për shumë gjëra të politikës ditore, por sakrificën gjithmonë ta kam njohur. Për shkak të kësaj sakrifice, dua që personalis­ht të lutem të mos e largosh taksën ndaj Serbisë. Albin, mos e lejo tregun e fitimit të mbi 400 milionë eurove për Serbinë, shtetin i cili të ka rrahur e të ka torturuar. Shtetin, që me paratë e popullit të Kosovës, blenë armë në Rusi. Të lutem, mos e kamuflo këtë vendim sovran me terma të mjegullta, siç është ‘ reciprocit­eti’.

Mos e hjek taksën Albin. Mos u tërhiq për disa poena të përkohshëm, që mund t’i fitosh nga bashkësia ndërkombët­are. Miku që është mik i vërtetë të don e të ndihmon me lavd, por edhe me kritika. Nëse nuk jemi të zotët e vetes, nuk na don as miku.

Rikonsider­oje vendimin Albin. Ne mund të vazhdojmë të mos pajtohemi. Për këto mospajtime sovrani ka dhënë verdiktin më 6 tetor, por kjo është një temë më e madhe sesa një grusht vota.

Albin, ne të dy kemi kaluar nëpër rrugë të vështira. Ne garojmë dhe do të vazhdojmë garën politike. Nuk kemi arritur deri këtu ku jemi si Kosovë me taktizime të përkohshme, por me sakrificë e qëndrueshm­ëri. Në kundërshti­m të Serbisë duhet të jemi bashkë deri në njohje reciproke e jo të jesh për një ‘ reciprocit­et’ pa njohje”. Në një tjetër reagim më pas, Haradinaj e ka paralajmër­uar Kurtin “të mos e heqë taksën se ka me mbet cullak, i zhveshur. Kurti e Osmani do të mbesin zhveshur. Pa kurrgjë. Çka kanë me dhënë më? Reciprocit­etin ma ka ofruar mua menjëherë Serbia, ishte propozim i kryetarit të Odës Ekonomike të Serbisë. Menjëherë e kam pas në tavolinë. Është vetëm fshehje e asaj që po bëjnë, këta ofertuan për të ardhur në pushtet, për të dalë ndryshe, tashmë po shihet. Këta për t’i lënë dynjaja me ardhë në pushtet, kanë thënë ua heqim taksën se Ramushi s’po ua heq. S’kanë nevojë ta bëjnë. Por nuk ndihem mirë nëse Kurti u thotë amerikanëv­e taksën do ta heq, vetëm ndalmani Ramushin. Nuk është në rregull”, tha Haradinaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania