Sociedadi 4 ‘ shuplaka’ Realit, Zidan i jep lamtumirën kupës

Gafa në mbrojtje, Marselo, Rodrigo dhe Naço nuk mjaftojnë për galaktikët

Panorama (Albania) - - SPORT -

Disfatë e rëndë për Realin e Madridit, që i jep lamtumirën objektivit të parë sezonal duke pësuar 4 gola në "Bernabeun" e çuditur.

Madrilenët shpërfytyr­ohen në shtëpi prej gabimeve të shumta në mbrojtje dhe veçanërish­t nga dyshja e frymëzuar Odegard- Isak, autorë të golave dhe asisteve. Baskët shkojnë në gjysmëfina­le në një mbrëmje ku veç 7 golave, shtyllave dhe dy golave të anuluar ( një për çdo ekip), skuadrës së Zizusë nuk i mjaftuan golat e Marselos, Rodrigos dhe Naços.

Rrotacion - Pa Hazardin ( ende jo gati) dhe Bejlin ( jashtë për zgjedhje teknike), Zizu u beson zgjedhjeve të dyta, duke nisur nga porta ku është Areola e deri në sulm. Një rrezik që rezultoi fatal për teknikun francez, që gjeti përballë një Sociedadi të përqendrua­r dhe të aftë për të neutralizu­ar iniciativa­t e vendësve falë mbrojtjes së vendosur lart dhe reparteve kompakte. Mbrëmja e "Galaktikëv­e" që e inkuadruan portën vetëm një herë në 35 minutat e para, nis të vështirëso­het seriozisht në minutën e 22- të, falë ish- it Odegard, i cili mposht Areolën me një të majtë nga një pozicion qendror pas një goditjeje të Isakut. Talenti norvegjez nuk feston për respekt, por bën një paraqitje që merr duartrokit­jet e "Bernabeut" përveç golit.

Amnezi fatale - Reagimi i Realit meritonte një rezultat të ndryshëm në pushim, për shkak të forcës reaguese. Por reflekset e Remiros bllokuan tentativat e Hames Rodrigezit, Valverdes dhe Marselos. Ndërsa atje ku nuk mbërrijnë duart e portierit bask, ndihmon traversa që në minutën e 39- të i mohon festën Ramosit.

Problemi i vendësve është mungesa e ekuilibrit që zbulon problemet në mbrojtje e falur në tri raste në pjesën e parë, por e ndëshkuar rëndë mes minutës 54- 56 nga Isak ( fillimisht me një gjysmërove­shatë me të majtën, pastaj me një predhë me të djathtën në trekëndësh). Në të dyja rastet është këmba e Marselos, së cilës nuk i mjafton goli në minutën e 59- të për të fituar faljen e tifozëve të tërbuar. Zemërimi i tyre shtohet më tej në minutën e 69- të, kur Merino ndëshkon pasigurinë e dyfishtë të Naços dhe Militaos me një të djathtë në qendër të zonës, që vlen golin e katërt. Në këtë pikë Zizusë nuk i mjaftojnë as aktivizime­t e

Modriçit dhe Rodrigos, pavarësish­t se ky i fundit shkurtoi diferencën në minutën e 81të. Vrulli i fundit i Realit prodhoi iluzionin e përmbysjes falë një tjetër goli të Naços në 93'. Por Sociedadi reziston edhe në 3 minutat e fundit me një lojtar më pak ( kartoni i dytë i verdhë për Gorosabel) dhe feston biletën në gjysmëfina­le.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.