Panorama (Albania)

Zidan: Humbja më e rëndë e karrierës sime

-

Një humbje që i djeg shumë Zidanit, por pavarësish­t zhgënjimit, trajneri i Realit refuzon që ta quajë mbrëmjen më të vështirë të karrierës së tij. "Ky është futbolli, herë pas here gjërat nuk shkojnë siç dëshirojmë. Ishte një ndeshje e vështirë. U përpoqëm deri në fund dhe reagimi ishte i mirë. Edhe duke humbur 1- 4, ne besuam. Urime Sociedadit! Duhet ta pranojmë humbjen. Luftuam deri në fund. Bëmë gabime në mbrojtje dhe nuk ishim mirë në pjesën e parë. Jam i trishtuar, por nuk e zhbëjmë më dot këtë që ndodhi. Duhet të shohim përpara. Kemi një ndeshje të dielën dhe mendojmë për atë", tha tekniku francez. "Dita ime më e keqe në stolin e Realit? Jo, për sa i përket ndeshjes, por sa i përket humbjes po. Të pësosh katër gola në shtëpi është e vështirë, por asgjë nuk duhet ndryshuar. Duhet të vazhdojmë atë që kemi nisur. Dihet që do të ketë ndeshje të vështira gjatë sezonit. Mesazhi është të shohim përpara. Natyrisht që duhet analizuar kur pëson katër gola. Deri në këtë ndeshje kishim qenë fantastikë. Askujt nuk i pëlqen të humbasë". Zizu nuk fshihet as pas mungesave: "Kasemiro nuk ishte në gjende të luante. Por kishim lojtarë të tjerë. Nuk duhet të shohim për justifikim­e. U larguam nga Kupa e Mbretit. Në futboll është diçka që ndodh. Tani duhet të mendojmë për kampionati­n. Nuk është vetëm faji i portierit dhe mbrojtjes për golat e pësuar. Janë të gjithë përgjegjës. Është e vështirë për t'u kapërdirë, e di këtë, por duhet ta kalojmë. Duhet të pranojmë faktin se mund të humbasim ndeshje gjatë një sezoni".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania