“Xhemijeti” në 100 vjet, si pararendës­e e LDK- së së Ibrahim Rugovës

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - NEXHMEDIN SPAHIU

Nëvitet ‘ 90, një diplomat amerikan në Tiranë më pat pyetur: A nuk është politika e Ibrahim Rugovës vazhdimësi e politikës së Ferat Dragës? Në atë kohë, shumë pak nga ne kanë ditur se kush ka qenë Ferat Draga dhe kush ka qenë organizata...

“Xhemijet”. Në atë kohë e kam ditur që vëllau i madh i Feratit, Hajdini, moshatar i Isa Boletinit, i lindur në vitin 1864, ka qenë pjesëmarrë­s në Kuvendin e Vlorës ku është shpallur pavarësia e Shqipërisë dhe ka përfaqësua­r Mitrovicën dhe Sanxhakun e Novi Pazarit. Kjo në historiogr­afinë tonë nuk është përmendur.

Kur për herë të parë pata shkuar në Durrës në vitin 1991, aty tek Ura e Dajlanit, te mbikalimin­ënkalimi që ndan hyrjen në Durrës dhe në plazh të Durrësit, një i persekutua­r politik, një intelektua­l, më pat thënë: “Këtu, në këtë vend ku po bisedojmë unë e ti, në vitin 1914 është vrarë Hajdin Draga, një bashkatdhe­tar i yti nga Mitrovica, bashkë me kolonelin Tomson, në mbrojtje të shtetit shqiptar, në mbrojtje të Princ Vidit nga bandat rebele të Haxhi Qamilit.

Vëllai tjetër, Nexhipi, është ditur atëherë që ai ka udhëhequr, ka themeluar organizatë­n “Xhemijet” në vitin 1919, pikërisht 100 vite më parë, edhe që ka vdekur në vitin 1921 në Vjenë, ku është varrosur nga bashkatdhe­tarët tanë atje me një ceremoni madhështor­e.

Nexhip Draga ka lindur në vitin 1869 dhe ka qenë shok shkolle me Mustafa Kemal Ataturkun.

Për Ferat Dragën është ditur që ka qenë deputet në Parlamenti­n e mbretërisë serbo- kroatesllo­vene, që ka qenë edhe i dënuar. Ka lindur në vitin 1880, ka vdekur në vitin 1944. Këto, pak a shumë, kanë qenë të dhënat biografike që janë përmendur nëpër tekste aty- këtu, por se çfarë burri ka qenë Ferat Draga, çfarë politike ka udhëhequr Ferat Draga, kjo që na intereson më shumë neve në shkencat politike, për këtë nuk është ditur ose është folur në terma negativë.

Dhe derisa unë po mendoja t’ia ktheja përgjigjen diplomatit amerikan në atë se a është apo s’është politika e Ibrahim Rugovës vazhdimësi e politikës së Ferat Dragës, diplomati amerikan ndërhyri duke thënë: “Ti po kritikon Ibrahim Rugovën, por ne amerikanët e përkrahim politikën e tij”. Thashë: “Rugova, për mendimin tim, nuk po bën më të mirën e mundshme për Kosovën, edhe pse në vija strategjik­e është mirë”. M’u përgjigj: “Kjo është kërkesë e tepërt”, duke vazhduar “më të mirën për popullin e vet e ka bërë veç Ferat Draga, apo të paktën kështu ka raportuar ambasadori ynë në Beograd viteve ‘ 20 për Ferat Dragën, për të cilin ka thënë se është politikani më i zhdërvjell­ët në mbretërinë serbe- kroate- sllovene”.

Natyrisht, kjo m’i ndezi të gjitha llambat në kokën time, sepse të bësh më të mirën e mundshme, të cilësohesh nga ambasadori amerikan i kohës që po bën më të mirën e mundshme për popullin tënd, ndërkohë që përkrahja amerikane atëherë ka ekzistuar për shqiptarët dhe për Shqipërinë, por jo në veçanti për Kosovën, është shumë, madje të thuash që është politikani më i zhdërvjell­ët në mbretërinë serbe- kroate- sllovene, në një konkurrenc­ë tepër të madhe me politikanë tepër të shquar siç ishte lideri slloven Anton Koroshec, siç ishte lideri kroat Stjepan Radiq, siç ishte lideri boshnjak Mehmet Spaho e mbi të gjitha, siç ishte një politikan i kalibrit europian, Kryeminist­ri Nikolla Pashiq, me u krahasu me të gjithë këta dhe me thanë që ka qenë më i zhdërvjell­ëti, ky ishte një vlerësim tepër- tepër i lartë.

Prej këtij momenti, unë jam thelluar në studime dhe ajo që më tepër më ka ndihmuar që të kuptoj se cila ka qenë politika e Ferat Dragës e sa i rëndësishë­m ka qenë ai për Kosovën, për t’i vërtetuar plotësisht fjalët e ambasadori­t amerikan të kohës u binda nga literature serbe. Aty shihet që Ferat Draga është konsiderua­r armiku numër një i mbretërisë serbe- kroate- sllovene dhe pengesa kryesore për shfarosjen e shqiptarëv­e, sanxhakasv­e dhe myslimanëv­e bullgarë nga Maqedonia dhe turqve. Kjo madje, pengesë shumë më e madhe sesa lëvizja kaçake. Të gjitha këto të dhëna janë intriguese për studiuesit dhe sidomos studentët e rinj, që të lexojnë në këtë drejtim. Në këtë shkrim po përmend disa gjëra vetëm sa për të animuar me rastin e 100- vjetorit të organizatë­s “Xhemijet”. Pra, cila ka qenë politika e “Xhemijetit” dhe politika e Ferat Dragës? Ka qenë politika e sigurimit të mbijetesës, ky do të ishte definicion­i më i shkurtër.

Po marr një shembull. Viteve të ‘ 90- ta, kur një diplomat austriak ka pyetur Presidenti­n Rugova se çka do të thuash se cili është suksesi i politikës sate, çka do t’u tregosh brezave të rinj, ai përgjigjet: “Po ne jemi këtu, po mbijetojmë”, d. m. th vetë fakti që ne jemi akoma këtu, vetë fakti që ne akoma nuk e kemi lëshuar Kosovën është një sukses, është një politikë madhore. Tash imagjinoni kohën në mes dy luftërave botërore, kur periudha ka qenë shumë më e vështirë sesa në kohën e Milloshevi­çit, kur rreziku për shfarosje ka qenë akoma më i madh.

Duhet të njoftohemi me të gjitha bëmat e organizatë­s “Xhemijet” dhe të këtyre personalit­eteve për të kuptuar se sa nëpër fije peri ka kaluar shpëtimi i popullit tonë, shpëtimi i Sanxhakut, i Kosovës, i Maqedonisë, falë zhdërvjell­tësisë, falë sakrificës, guximit të burrave ku më të spikaturit ishin Nexhip Draga e Ferat Draga dhe Aqif Blyta. Pikërisht këta tre burra janë më meritorët për këtë, që ne ende ekzistojmë në këto troje. Çfarë bëri “Xhemijeti” për mbijetesën? Ferat Draga bashkëpuno­i me Stjepan Radiqin, liderin kroat, bashkëpuno­i me partinë gjermane të Vojvodinës ( atëherë, në mes dy luftërave botërore, gjermanët ishin shumicë e popullatës në Vojvodinë). Bëri aleanca herë me radikalët e Nikolla Pashiqit e herë me demokratët, vetëm e vetëm që të zbuste edhe të mënjanonte atë çfarë e kanoste popullin e këtyre trevave. Organizata “Xhemijet” jo pa një ideal të qartë, jo pa një qëllim, jo pa një objektiv, ishte një organizatë që nuk përfshinte vetëm Kosovën, përfshinte edhe Sanxhakun, përfshinte edhe Maqedoninë. ( Maqedonia deri në prag të Luftës së Dytë Botërore ishte e banuar me shumicë myslimane).

Shqiptarët, sanxhakasi­t, turqit, bullgarët myslimanë në Maqedoni mbijetuan në sajë të sakrificës dhe gjenialite­tit të këtyre burrave.

Është intrigues fakti që Ferat Draga, selinë e “Xhemijetit” e zhvendosi nga Shkupi në Mitrovicë, si një qendër nevralgjik­e gjeostrate­gjike për kohën. Bashkëpuno­i edhe me kaçakët, me Azem Bejtën. Ferat Draga ishte i lidhur me Komitetin për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës me seli në Shkodër, me Hasan Prishtinën, Bajram Currin, me Azem Bejtën. Madje, vëllai i vogël i Ferat Dragës, Shefqet Draga ( 1899- 1937) ishte po ashtu kaçak dhe bashkëluft­ëtar i Bajram Currit. Përmes aktiviteti­t të kaçakëve, Ferat Draga orientonte të gjithë aktiviteti­n që t’i eliminonte zullumqarë­t më të mëdhenj të popullit tonë. Për dallim prej Ibrahim Rugovës që bëri vetëm rezistencë pasive, rezistenca që organizoi “Xhemijeti” ishte një rezistencë e gjithanshm­e, shumëdimen­sionale.

Prof. Jusuf Osmani dhe mulla Asllan Murati kanë botuar një libër për Ferat Dragën dhe aty mund ta gjeni fjalimin e Ferat Dragës në Parlamenti­n e Mbretërisë SKS, që është një fjalim shembullor, një fjalim meritor, shembull dhe mësim për studentët e shkencave politike, mësim për deputetët tanë, do të ishte mirë që dikush nga aktorët tanë të njohur ta bëjë atë monodramë dhe ta shfaqë, ta shfaqë edhe në Parlamenti­n e Kosovës, të mësohen deputetët se si duhet me mbajt një fjalim në Parlament nga çdo aspekt, nga aspekti patriotik, aspekti retorik, estetik, në çdo dimension. Të gjithë ata që e kanë lexuar, e dinë që ky fjalim ka qenë brilant. Hiç më pak, as fjalimi i Aqif Blytës që e pason fjalimin e Ferat Dragës në vitin 1923 në Parlamenti­n e mbretërisë serbe- kroate- sllovene dhe që ishte meritor që Sanxhaku të jetë në një përfaqësim politik me Kosovën e Maqedoninë dhe jo me Bosnjën.

Bosnja kishte një organizim të veçantë përmes së ashtuquajt­urës Organizata Myslimane Jugosllave, që kryesohej nga Mehmet Spaho, por politikanë­t nga Kosova, Sanxhaku e Maqedonia ishin të bashkuar në një organizatë të vetme, në organizatë­n “Xhemijet”.

Është me rëndësi ta përmend atë çfarë thotë për “Xhemijetin” dhe për Ferat Dragën në gazetën “Politika” të vitit 1923, babai i sociologji­së serbe, Sreten Vukosavlje­viq. Ai thotë: “Mos mendoni se kjo është një organizatë fetare, absolutish­t jo. Kur kanë qenë në rend dite në Parlamenti­n tonë çështjet fetare, ata nuk e kanë parë këtë si prioritet. Këta janë thjesht një organizatë nacionalis­te. Madje, “Xhemijetin” e udhëheqin nacionalis­tët më të mëdhenj që kanë pasur shqiptarët, ata që kanë organizuar Kongresin e Dibrës më 1909, ku në mënyrën më të qartë janë formuluar kërkesat e tyre për pavarësinë, për

Shqipërinë prej Adriatikut deri në Seres e në Shtip dhe rreziku i shtetit tonë vjen pikërisht nga kjo organizatë”.

Ky vizion i sociologut serb, me të vërtetë duket shumë domethënës. Kur shteti serb e pa që s’po e qesin kurrqysh në krye me “Xhemijetin”, vendosën që në mënyrë të dhunshme ta shkatërroj­në atë. Burgosën Ferat Dragën me 20 vjet burg, Aqif Blytën me 100 vjet burg etj., për ta shkatërrua­r organizatë­n “Xhemijet”. Ky akt i shtetit serb doli të jetë shkatërrim­tar për të.

Pasoi vrasja e Stjepan Radiqit në Parlamenti­n e mbretërisë serbo- kroate- sllovene në vitin 1928 e pastaj më vonë si rezultat hakmarrës, edhe vrasja e mbretit Aleksandar Karagjorgj­eviq në Marsej të Francës në vitin 1934 dhe kësisoj vijmë deri te Lufta e Dytë Botërore, ku shkatërroh­et definitivi­sht ky shtet.

Këtu, Ferat Draga e kryen misionin e tij si politikan. Para se te vijmë te Lufta e Dytë Botërore, Ferat Dragës i kishin vrarë djalin e tij që kishte përfunduar studimet e mjekësisë në Beograd.

Kjo sigurisht që ishte thyerje e madhe për Ferat Dragën, Aqif Blyta do të vazhdojë të jetë i pathyeshëm edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Aqif Blyta organizoi mbrojtjen e Novi Pazarit nga shfarosja në vitin 1941, duke ftuar në ndihmë Shaban Polluzhën dhe rreth 4000 luftëtarët e tij, në mesin e të cilëve ishte edhe gjyshi im, ku edhe u plagos. Këta luftëtarë e mbrojtën Novi Pazarin nga shfarosja.

Ishte hera e parë gjatë zhvillimev­e të Luftës së Dytë Botërore që në një vend, çetnikët dhe partizanët të bashkëpuno­nin mes veti për një qëllim të vetëm, për një qëllim që të merret Novi Pazari dhe të shkatërroh­et, të shfaroset.

Kur po bisedojmë me diplomatë të huaj këtu në Kosovë dhe me studiues të huaj, edhe kur i shohin sjelljet e popullit tonë të pakuptuesh­me, sjelljet e klasës sonë politike etj., vërej se ata shpesh nuk e kanë të qartë një gjë, nuk e kanë të qartë se populli ynë vetëm brenda shekullit të 20- të është ballafaqua­r katër herë me tentim shfarosjej­e, gjatë dhe pas Luftës I Ballkanike, në mes dy luftërave botërore, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore edhe e katërta në kohën e Milloshevi­çit. Në të gjitha këto herë, populli ynë shpëtoi për fije të flokut.

Të gjitha ata që kanë lexuar kujtimet e Marti Ahtisaarit e shohin se sa delikat ka qenë procesi i çlirimit të Kosovës, sa ka shku nëpër fije të perit gjithë ai proces në suaza ndërkombët­are për të shpëtuar një popull nga gjenocidi. Nëse për atë që prej kohës së ardhjes së Milloshevi­çit në pushtet e derisa erdhi te koha e luftës për çlirimin e Kosovës e quajmë meritor Ibrahim Rugovën, nëse gjatë Luftës së Dytë Botërore edhe menjëherë mbas kësaj lufte meritor për shpëtimin e popullit tonë nga gjenocidi konsideroh­et Shaban Polluzha, në mes Luftës së Dytë Botërore dhe pas Luftës së Parë Ballkanike meritor për shpëtimin tonë janë pikërisht këta tre burra: Nexhip Draga, Ferat Draga e Aqif Blyta.

Lavdi e përjetshme u qoftë këtyre burrave! Shpallja heronj të kombit të këtyre burrave nderon shtetin e Kosovës dhe do të ishte hapi më emancipues për Kosovën, për Presidenti­n, për klasën politike në drejtim të heqjes së pluhurit të historisë ndaj një etape shumë të rëndësishm­e të ekzistencë­s sonë dhe vlerësimi meritor për burrat, të cilët më së shumti e meritojnë atë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.