Panorama (Albania)

Xhafaj, kundër ndryshimev­e të Reformës në Drejtësi

“Synojmë t’u vendosim vetulla institucio­neve, por mund t’i prishim sytë reformës”

-

Është shoqëruar me debate mbledhja e djeshme e komisionit parlamenta­r të ligjeve. Shkak janë bërë disa ndryshime ligjore të Reformës në Drejtësi, ndërsa protagonis­të ka qenë hartuesi i saj Fatmir Xhafaj, deputeti Fino dhe kreu i komisionit, Ulsi Manja. Në fjalën e tij, Xhafaj tha se ndërhyrjet e herëpasher­shme në ligjet e reformës pa pasur një analizë mund të dëmtojnë vetë reformën. Po ashtu, Xhafaj pati kritika edhe për institucio­net e reja të drejtësisë, që sipas tij nuk kanë reaguar atëherë kur është dashur për të qetësuar opinionin publik.

DEBATI

Fatmir Xhafaj: Unë kam mbajtur vetë disa qëndrime të ashpra me disa gjyqtar dhe prokurorë për mënyrën sesi janë sjellë ata që në vlerësimin tim nuk kanë pas arsye për të qenë prokurorë. Por një gjë është e rëndësishm­e. Sjelljen, qasjen qoftë kjo edhe kriminale, të 20, 30 apo 40 prokurorëv­e e gjyqtarëve nuk mund t’ia veshim të gjithëve, as dje e aq më tepër edhe sot. Sepse kjo nuk është një gjë pozitive. Cilido nga ne, politikanë­t, duhet të jemi të kujdesshëm në këtë diskurs politik. Qoftë sjelljen e individëve, qoftë edhe me mënyrën sesi i qasemi vet problemit. Qasja jonë, përveçse politike, është edhe kushtetues­e, edhe institucio­nale. Ne kemi institucio­net e reja të sistemit. Ne sot nuk mund të flasim si dje. Ne kemi sot kemi qeverinë e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e. Pyetja që duhet të bëjmë është nëse janë këto pro aktive në këtë proces, unë besoj se të dy këshillat po bëjnë një punë të lavdëruesh­me. Por nuk bie dakord me dy elemente të rëndësishm­e, mungesën e një qasjeje proaktive ndaj këtyre fenomeneve. Jam shumë i keqardhur që shikoj një debat kaq të fort në publik, pavarësish­t se është vetë Kryeminist­ri. Ata që flasin më pak e që do të duhet të flisnin më fort janë dy qeveritë e sistemit. Nëse sot kemi një rast ekstrem të një gjyqtari, nuk arrij dot ta mendoj sesi nuk ka një qëndrim publik të këtyre dy institucio­neve. Ligji e ka të gjithë hapësirën për ta pasur këtë qasje. Ne nuk duhet të kujdesemi vetëm për buxhetin e këtyre këshillave. Druaj se paaftësinë tonë për të zbatuar ligjet kërkojmë ta gjejmë te ligji në vetvete. Për t’i dhënë zgjidhje mënyrës si zbatojmë ligjin, gjëja më e thjeshtë që bëjmë, hajde të ndryshojmë ligjin. Mendoj se kjo është një qasje e gabuar. Ka nevojë për një analizë të thelluar për të kuptuar se çfarë është pjesë e gabimeve tona dhe çfarë është pjesë për t’u mbështetur me reflektime përkatëse.

Bashkim Fino: Ajo që më shqetëson mua si parlamenta­r i vjetër, është që të mos fusim duart sa herë të shohim që s’ecën gjithçka. Kur do të bëhet analiza, kjo është pyetja retorike, sepse deputetët nuk mund ta thonë? Ne, para 10 ditëve, vendosëm ILD, ta lëmë atë të ziun të fillojë punën një herë e të na thotë ngërçet. Ai s’ka ngrohur karrigen ende. Kur do bëhet kjo analizë?

Ulsi Manja: Përgjigjen e dha ministrja e Drejtësisë, por ju z. Fino me sa duket nuk paskeni qenë i vëmendshëm. Po bëhet një analizë e zbatimit të Reformës në Drejtësi deri në këtë fazë.

Bashkim Fino: Do të lutesha shumë, kujdes kur thoni se nuk kam qenë i vëmendshëm. Isha shumë i vëmendshëm edhe kur foli ministrja edhe kur folët ju. Ministrja tha se jemi duke bërë një analizë.

 ??  ?? Ulsi Manja
Ulsi Manja
 ??  ?? Fatmir Xhafaj
Fatmir Xhafaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania