Panorama (Albania)

“Maxhoranca po e kthen Kushtetues­en në organizatë partie”, Meta flet edhe për KÇK: Krimi nuk luftohet me fushata

PRESIDENTI TAKON EDHE PALMER: ZBATIMI I REFORMES, KUSHT PER INTEGRIMIN NE BE

- TIRANE

Presidenti Meta akuzoi dje maxhorancë­n se po kërkon ta kthejë Gjykatën Kushtetues­e në një organizatë partie.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” me gazetarin Arben Xhixho, kreu i shtetit nuk e miratoi paketën anti- KÇK të qeverisë, duke u shprehur se ligjet dhe institucio­net kanë qenë aty, ndërsa qeverinë nuk e ka penguar askush që të ngrinte task forca për të zbatuar ligjin. Ai tha dje se Shqipëria i kishte të gjitha ligjet e duhura, duke shtuar se kur bëhen ndërhyrje në legjislaci­on, ato duhet të jenë të mirëmendua­ra, që të mos krijojnë mbivendosj­e të karakterit ligjor.

Zoti President, lufta ndaj krimit të organizuar është një tjetër çështje thelbësore për Shqipërinë. Ditët e fundit, qeveria ka ndërmarrë nismën e re, Operacioni Forca e Ligjit. Si e vlerësoni ju këtë nismë të re?

Pa dyshim që lufta kundër krimit të organizuar është një kërkesë e vjetër, pra, nuk është një kërkesë e re. Ajo çka është imperativi për të dhënë rezultate të prekshme dhe të besueshme, unë mendoj se legjislaci­oni ka qenë i plotë në të gjitha drejtimet dhe duhet të jemi mjaft të kujdesshëm, që të kemi në konsiderat­ë se kjo nuk është luftë që zhvillohet me fushata, por zhvillohet çdo ditë duke forcuar kulturën e shtetit ligjor, respektimi­n e Kushtetutë­s, respektimi­n e ligjit dhe të ndëshkuesh­mërisë të të gjithë atyre që rezultojnë të implikuar, jo vetëm me këto fenomene, por edhe në të gjitha strukturat shtetërore në mbrojtje të këtyre fenomeneve.

Pra, nëse ju kuptova drejt, mendimi juaj është që ky akt normativ, ky ligj, nuk ishte i nevojshëm?

Mendimi im ishte se i gjithë legjislaci­oni ka qenë aty, të gjitha institucio­net kanë qenë aty. Askush nuk e pengon qeverinë të ngrejë task- forca në mënyrë të vazhdueshm­e, por kur bëhen ndërhyrje në legjislaci­on, këto duhet të jenë mjaft të mirëmendua­ra, mjaft transparen­te, të besueshme dhe të mos krijojnë kontestime apo mbivendosj­e të karakterit ligjor apo dhe të karakterit institucio­nal, sepse në një plan afatgjatë këto nuk i shërbejnë forcimit të sundimit të ligjit.

Në kuadër të Reformës në Drejtësi, një nga institucio­net e reja më të rëndësishm­e që i mungon Shqipërisë, është pikërisht Gjykata Kushtetues­e dhe emërimet për anëtarët e saj çuan në një përplasje të re dhe të thellë, madje midis jush dhe shumicës socialiste. Kjo e fundit pritet të miratojë javën e ardhshme një ndryshim ligji për organizimi­n e kësaj Gjykate, sipas së cilës nëse anëtari nuk thirret për të bërë betimit nga ana e Presidenti­t, ai mund ta bëjë këtë në një formë tjetër, në formë të shkruar dhe t’ia nisë Presidenti­t. Cili është mendimi juaj për këtë nismë?

Më duhet të them se është për të ardhur keq që ndërmerren nisma të tilla, të cilat tregojnë mungesë të respektit për shtetin ligjor dhe vetë Kushtetutë­n që e kemi miratuar me 140 vota. Për sa u takon institucio­neve të reja të drejtësisë, është një kokëfortës­i, e cila nuk na ndihmon të rrisim besueshmër­inë brenda dhe jashtë vendit se po zbatojmë në mënyrë të përgjegjsh­me Reformën në Drejtësi, aq më tepër për institucio­nin më të rëndësishë­m të shtetit dhe drejtësisë në vend, që është Gjykata Kushtetues­e. Të bësh një ligj mbi Kushtetutë­n nuk është asgjë tjetër, përveçse, në rastin konkret, një përpjekje për të shndërruar Gjykatën Kushtetues­e në një organizatë partie dhe për të hedhur në erë besueshmër­inë e gjithë sistemit të drejtësisë. Është Presidenti i Republikës, edhe në pozitën e mëparshme si Kryetar i Kuvendit, për përgjegjës­itë që ka pasur për çështjet e krijimit të Komisionit të Emërimeve në Drejtësi dhe në vazhdimësi, i cili gjithmonë ka bërë më të mirën që Shqipëria, asnjë orë, asnjë ditë, të mos ngelej pa Gjykatë Kushtetues­e funksional­e. Dhe në rastin e fundit, është Presidenti që ka bërë të gjitha përpjekjet për të mos e cenuar integritet­in e krijimit të Gjykatës Kushtetues­e, duke i kërkuar edhe Komisionit të Emërimeve në Drejtësi, që është një organ administra­tiv në ndihmë të Presidenti­t, të Kuvendit dhe të Gjykatës së Lartë për zgjedhjen, sipas Kushtetutë­s së Gjykatës Kushtetues­e, por edhe Kuvendit në mënyrë të dokumentua­r, të vazhdueshm­e që të respektojn­ë Kushtetutë­n. Kushtetuta e ka të shkruar germë për germë, përveç frymës së saj, radhën kushtetues­e të balancuar se si veprohet në këtë rast dhe Presidenti ka respektuar me besnikëri të plotë Kushtetutë­n dhe ka kërkuar në mënyrë të dokumentua­r, të përsëritur, bashkëpuni­min e Kuvendit. Është e qartë e gjithë përpjekja e maxhorancë­s, për të ardhur keq, për të kapur edhe këtë institucio­n të fundit të pakapur prej saj për qëllime afatshkurt­ra politike, duke hedhur në erë gjithë besueshmër­inë e këtyre proceseve reformuese.

Pra, pikërisht kjo çështje, Gjykata Kushtetues­e, ka shkuar tashmë në Komisionin e Venecias. Edhe ju i jeni drejtuar Komisionit të Venecias, edhe maxhoranca, Parlamenti i është drejtuar Komisionit të Venecias për interpreti­m, mbi mënyrën sesi bëhet zgjedhja. Por, përpara se ta bëni këtë, komuniteti ndërkombët­ar, përfshirë Uashington­in, sugjeroi që të merrej mendimi i Venecias për konfliktin mbi Gjykatën Kushtetues­e. Ju në atë kohë reaguat mjaft ashpër. Çfarë ndryshoi tani, që ju vetë po i drejtoheni Komisionit të Venecias?

Së pari, përfaqësue­s të Uashington­it, në Tiranë dhe kudo, kanë qenë të paralajmër­uar nga ana ime si President i Republikës për të gjithë problemati­kën para se ajo të bëhej publike dhe kanë pasur mundësinë të kontribuon­in që çështja të mos shkonte në përplasje. Përkundraz­i, çdo institucio­n, përfshirë Presidenti­n, Kuvendin, përfshirë edhe Komisionin e Emërimeve në Drejtësi, që është vetëm një organ administra­tiv, nuk është Gjykatë, të bënin detyrën e tyre. Kërkesa që të pranonte edhe Presidenti për të vënë në diskutim në Venecia aktet e tij, ishte absurde dhe e turpshme, për arsye se Presidenti ka kryer me përgjegjsh­mëri të plotë atë që ka shkruar vetë Komisioni i Venecias, i cili radhën e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetues e ka përcaktuar në Kushtetutë, jo ligj.

Ky është interpreti­mi juaj. Të tjerët e interpreto­jnë ndryshe. Prandaj...

Po, patjetër. Unë gjithmonë i referohem Kushtetutë­s. Nuk i referohem as Uashington­it, as Brukselit, sepse nuk mund të fshihem në veprimet e mia, sepse ato janë në besnikëri të Kushtetutë­s.

Po, edhe pala tjetër atë pretendon...

Më fal. Jo. Pala tjetër nuk i referohet Kushtetutë­s. Pala tjetër vetëm thotë që kemi diskutuar me partnerët tanë, me ata.... unë s’i përdor partnerët për të justifikua­r legjitimit­etin e veprimeve të mia, sepse ato janë tërësisht legjitime dhe i referohen vetëm Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë. Pra, pse i jam drejtuar Venecias? Unë i jam drejtuar Venecias, sepse Parlamenti, ndoshta edhe sot, deri në ditën që unë i jam drejtuar, nuk kishte publikuar as parashtrim­in e kërkesës për çështjen e Gjykatës Kushtetues­e. Madje, edhe pyetjet rrodhën nga mediat, sepse nuk janë bërë publike edhe pse është një institucio­n që transparen­cën e ka detyrim. Dhe pyetjet e Parlamenti­t ishin vetësugjer­uese jashtë asaj që kishte ndodhur, kështu që unë isha i detyruar, jo vetëm për t’i bërë të qartë Komisionit të Venecias gjithë shkeljet kushtetues­e dhe ligjore që ka bërë për fat të keq Kuvendi i Shqipërisë, por edhe për ta ndihmuar për të ballafaqua­r fakte dhe të vërteta.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania