Monologu i Alketa Vejsiut në “Sanremo”

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - UVIL ZAJMI

Nuke kisha menduar e imagjinuar se një ditë, të paktën në një edicion, në një mbrëmje, edhe shqiptarët do të ishin protagonis­të në skenën mitike të “Sanremos”, festivalit të famshëm të muzikës e këngës italiane në “RAI”. Kur Amadeus, prezantues­i aktual i sezonit të 70- të të tij, për një çast ndali, u përqendrua, ishte një moment emocional që edhe ne e prisnim me ankth e kuriozitet dhe tha: “... Tani,...

në skenë do të vijë një prezantues­e shumë e njohur në vendin e saj, një vend i afërt me Italinë, Shqipëria. Ajo quhet Alketa Vejsiu”. Dhe pas kuintave gjigante, me hapa të sigurta, kamera shoqëron një vajzë që zbret plot besim, me veshje elegante, simpatike dhe ndal në skenë në krah të Amadeus. Prezantim profesioni­st, flet shumë bukur, elokuente, e sigurt, inteligjen­te dhe në pak minuta një Itali, jo vetëm artistike, shtanget. Një befasi për të gjithë. Prezantimi dinjitoz shoqëruar nga Amadeus, i cili do t’i besonte skenën historike, ëndërr për mijëra prezantues: “Alketa, ti lacshio il palco…”. Nga breza artistësh, akademikë, profesorë, intelektua­lë, mjekë, që kanë studiuar në Itali, me ta edhe im atë piktor, student në Akademinë e Arteve të Romës, por edhe sportistë, Loro Boriçi te Lacio, Lushta te Juventus, Kryeziu i Romës apo italiani Pozeli, portieri i Kombëtares sonë fituese në Ballkaniad­ën e ‘ 46- ës. Italia, vendi i artit dhe kulturës botërore, nga Da Vinci te Mikelanxhe­lo, Coloseu, Scala, vendi i Romeo e Zhuljetës, edhe i muzikës, jo vetëm asaj klasike dhe kompozitor­ëve me Verdin, Pucinin, por edhe me këngët e “Sanremos”. Veçanërish­t për breza të pasionuar të viteve ‘ 60-‘ 70-‘ 80, ajo ka qenë bashkudhët­are e pandarë sa emocionale, sociale, shpirtëror­e, një komunikim pa kufi. Nga Festivali i RTSH- së i funddhjeto­rit, me Vaçe Zelën, “pik piku- n” e Taraneshit, pas një muaji, në “Sanremon” e muzikës tradiciona­le, luleve, atmosfera e së cilës përcillej edhe në Shqipëri. Pastaj tri netët klasike, nga Modunjo, Çelentano, Litell Toni, Don Baki, Albano, Battisti, Fausto Leali, Pavone, Di Bari, etj.. në ato pak televizorë përballë ekraneve bardhezi, të tilla kanë qenë netët me muzikë sanremeze. Pastaj një moment, ndryshimi, kur “Zëri i Popullit” kritikonte fituesen, “Chi non lavora, non fa l’amore” të Çelentanos. Vite, kohë, si një film i gjatë jete.

Dhe jemi në “Sanremo 2020”. Konferenca për shtyp e Alketa Vejsiut më kujtoi atë epokë të errët, plot bunkerë, të gjithë me dritaren nga Adriatiku, përballë Italisë, konsiderua­r si një armik i rrezikshëm. Deri edhe “Sanremo” ka qenë i ndaluar e nëse dëgjoje muzikën, këndoje këngët e saj, përfundoje edhe në burg. Në të tilla kushte është ndjekur ai festival pas ‘ 73shit, të fshehur, në heshtje, frikë, natën vonë, duke gjetur mundësinë e palejuar në ato shtëpi me televizorë për ta parë. Ose në radio, si një tjetër alternativ­ë me e sigurt. Dhe monologu i Alketës, tronditës! Për gjithçka. Teksti, interpreti­mi. Fjalët që më ngacmuan, më ngjallën memorien, duke më dërguar vite, dekada mbrapa në kohë, e duke më rikthyer emocionet e humbura e të harruara. Një monolog, që më futi thellë në mendime, kur papritur u zgjova nga tingujt, zëri saj, e në ekran m’u shfaq ajo dhe Bobi Solo, me “Una lakrima sul viso”, këngën që vërtet ka bërë të qajnë e të dashurohen mijëra njerëz. Skena, emocione, që brezi im i ka jetuar me veshin te radio, sytë tek ekrani i vogël në ato televizorë ku shihej “RAI”. Melodi, tekste të bukura, histori, dashuri, ngjarje, fitues surprizë, këngëtarë të huaj, Uillson Piket, madje edhe vetëvrasje për humbësit. Nga Majk Bonxhorno te Pipo Baudo, prezantues­it legjendarë. Pastaj komentet, një rini që fliste në Bruduei, xhiro, shkolla, klasa, qendra pune, kudo. Dëshirën e shpejtë për t’i kënduar dhe në pak ditë i kishim mësuar tekstet. Kujtoj Françesk Radin, Sherif Merdanin, Genc Dashin, kur me kitarë në mbrëmjet festive në shkollë, festa, ato vallëzuese, interpreto­nin meloditë e “Sanremos”. Italia, ndonëse shumë e afërt me ne, por aq edhe larg ka qenë në ato vite mbyllje. E kemi konsiderua­r një dritare të vërtetë lirie, që na ka dhënë mundësinë të komunikoni­n pa frikë me botën, për ne të censuruar. Nga “Il mattinire”, “Canzoni del mattino”, “Për voi Giovanni”, deri “Canzonisis­ima”, “Teatro Dieci” nga Rafella Cara, Corrado, Alberto Lupo, Mina, etj. Nxënës ishim dhe ditën e premte vraponin në shtëpi për të dëgjuar në radio në orën 13: 00 “Hit Paraden” e famshme të Lelio Lutazit. Pastaj sporti, në radio, çdo të diel në mesditë me “Tutto il calico”, Inter, Milan, Juventus dhe në darkë “Domenica sportiva”. Vite me vonë, në skenën e “Sanremos” u shfaq Ana Oxa, një zë shqiptar, këngëtare potente e përmasave të mëdha, madje fituese. Për të ardhur tek Albano në koncertin e paharruar të “Qemal Stafës”, e më pas ardhja në Tiranë e Morandit, Nazaros, Di Barit, Mogol, Oksës, etj. Dhe befasishëm në skenën e “Sanremos” shfaqet Ermal Meta, djali nga Fieri, kompozitor­i i suksesshëm, fitues i madh i edicionit 2018. Dhe mbrëmja e 6 shkurtit, nata e tretë e festivalit, një tjetër shqiptare, një tjetër zë, këtë herë i një vajze të talentuar, u shfaq para publikut, ekraneve italiane e në mbarë botën artistike. E thjeshtë, modeste e që na emocionoi pa masë. Kisha kohë që e pata humbuar atë ndjesi. Dinjitoze, e përgatitur, përfaqësue­se e një kombi, me vlera e traditë të hershme në kulturë, art, kudo. Ato minuta, ai monolog, pastaj dueti me Bobi Solon, më largoi nga ato me të cilat jemi mësuar çdo ditë, çdo mbrëmje, jemi të lodhur pafundësis­ht. Atë mbrëmje pashë një “Sanremo” ndryshe, tashmë të Ermalit, Alketës, por edhe të Bogdanit e Tares. Kam hedhur një ide, që një finale e Superkupës Shqiptare në futboll të zhvillohet në Italinë fqinje ku jetojnë, punojnë mijëra familje, motra e vëllezër shqiptarë, me idenë e qëllimin që të jemi të gjithë bashkë në një mbrëmje. Me siguri mesazhet e Ermalit, Tares, Alketës, janë një shembull, mundësi e shpresë më shumë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.