Panorama (Albania)

DOSJA "BAJRI", SEKRETARI I PD: SPAK U BË SHTOJCË POLITIKE

- ETLEVA DELIA

Rezultati impresionu­es për goditjen e grupit "Bajri", më 22 shtator të vitit 2018, kur u arrestuan 11 persona, filloi duke u zbehur muaj pas muaji dhe të dyshuar mbetën vetëm 6.

Grupi i goditur me aq bujë në Shkodër e Tiranë dhe që supozohej të ishte një ndër dosjet e para të SPAK, tashmë do të hetohet nga Prokuroria e Shkodrës. Madje, ai që konsideroh­ej si personi më "i rrezikshëm", Safet Bajri, akuzohet tashmë vetëm për përcaktim të rezultatit sportiv. Dje, në sallën e Gjykatës së Posaçme, dy prokurorë të SPAK deklaruan se nuk e provuan dot ekzistencë­n e grupit të strukturua­r kriminal të ashtuquajt­ur "Bajri" dhe se çështja duhet të shkojë për kompetencë pranë Prokuroris­ë së Shkodrës. Një kërkesë e tillë u pranua edhe nga Gjykata e Posaçme. Në seancën e radhës, kur pritej informacio­n për veprimet e mëtejshme të SPAK, dy prokurorë thanë se nga 6 të dyshuar që kanë mbetur në hetim për këtë çështje, vetëm 2 prej tyre dyshoheshi­n për grup të strukturua­r. Por duke qenë se grupi duhet të përmbajë më tepër se tre persona, atëherë bie akuza për pjesëmarrj­e në grup të strukturua­r kriminal. Behar Bajri do të hetohet në Shkodër për vrasje, Safet Bajri për paracaktim të rezultatit sportiv së bashku me Asmer Bilalin. Ilir Bajrin dyshohet për gjobëvënie, Ismet Idrizi për armëmbajtj­e pa leje dhe Emrah Plaku për ndërtim të paligjshëm. Avokatët thanë dje se sapo çështja të merret nga Prokurorët e Shkodrës do kërkojnë lirimin e klientëve. Më herët, Prokuroria kishte shkëputur nga grupi edhe pesë të dyshuar të tjerë, duke hapur rrugën për lehtësimin e pozitës të të gjithëve.

GRUPI BAJRI

Më 22 nëntor të vitit të kaluar, Policia e Shtetit tha se në vazhdim të operacioni­t të koduar "Oaz", i cili u finalizua në shtator të vitit 2018, janë dokumentua­r vepra të tjera penale në ngarkim të grupit të strukturua­r krimi

Sekretari i Përgjithsh­ëm i Partisë Demokratik­e, Gazment Bardhi, reagoi dje pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të dërguar në Gjykatën e Shkodrës dosjen e grupit kriminal "Bajri". Bardhi e cilësoi këtë vendim si një tjetër provë të dështimit të SPAK- ut, i cili, sipas tij, u krijua për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsion­in, por po tregon se është një shtojcë e qeverisë, në mbrojtje të zyrtarëve të korruptuar dhe bandave kriminale. "Lufta ndaj krimit të organizuar kërkon vullnet politik dhe institucio­ne të përgjegjsh­me. SPAK- u u krijua me fokus të veçantë luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsion­it, por rastet konkrete, po e faktojnë si një shtojcë të qeverisë në mbrojtjen e zyrtarëve të korruptuar dhe bandave kriminale", shkroi Bardhi. nal "Bajri". Gjykata kishte dhënë 10 masa të reja sigurie në ngarkim të pjesëtarëv­e të grupit kriminal. "Në vijim të operacioni­t ' OAZ', gjatë hetimeve të kryera nga Departamen­ti i Policisë Kriminale, në bashkëpuni­m me Policinë e Shkodrës, në koordinim me Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, në ngarkim të grupit kriminal ' Bajri', u arrit të dokumentoh­eshin edhe vepra të tjera penale, të kryera nga pjesëtarët e këtij grupi. Si rezultat i hetimeve dhe provave të grumbullua­ra nga Policia, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar 10 masa të reja sigurie në kuadër të anëtarëve dhe lidhjeve të grupit kriminal ' Bajri'", tha Policia në nëntor. Grupi, i konsiderua­r nga Policia me rrezikshmë­ri të lartë kriminale, dyshohej se kishte ushtruar ndikim edhe në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Për 5 prej të dyshuarve, masat në lidhje me akuzën e re të ngritur u ekzekutuan në burg, konkretish­t për Behar Bajrin, Safet Rustemin ( Bajrin), Ilir Rustemin ( Bajrin), Asmer Bilalin dhe Ismet Idrizin. Fillimisht ata akuzoheshi­n për një sërë veprash penale si "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë", në bashkëpuni­m, "Vrasje me dashje", e kryer në bashkëpuni­m, "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionev­e luftarake", "Organizim i lotarive të palejuara", "Pastrim i produkteve të veprës penale" të kryer në bashkëpuni­m, "Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë", kryer në bashkëpuni­m, "Përkrahje e autorit të krimit", "Moskallëzi­m krimi", "Prodhim e shitje e lëndëve narkotike", të gjitha këto të kryera në kuadër të një grupi të strukturua­r kriminal.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania