Panorama (Albania)

Kuvendi apelon mbylljen e hetimeve, Balla: S’janë marrë parasysh faktet

-

Kuvendi i Shqipërisë apelon çështjen “CEZ”, duke i kërkuar Gjykatës së Apelit në Tiranë të kthejë për shqyrtim çështjen e mbyllur nga Gjykata e Tiranës lidhur me dosjen e “CEZ”. Shkresa është firmosur nga sekretari i përgjithsh­ëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, si kryetar i komisionit hetimor për çështjen. Ish- kryetari i komisionit hetimor për këtë çështje, Taulant Balla, në një deklaratë për mediat dje, tha se Gjykata nuk ka marrë parasysh faktet. “Gjykata ka bërë një dezertacio­n për veprat penale, por në asnjë moment nuk ka analizuar faktet. Nga faqja 10 deri në fund, gjyqtari ka shpjeguar ç’nënkuptojn­ë emërtesat e veprave penale dhe termat, por jo faktet. Privatizim­i i OSSH, që ka qenë objekt i komisionit hetimor, është bërë në kundërshti­m të plotë me ligjin, sepse është nxjerrë për privatizim një shoqëri e sapokrijua­r, e cila nuk kishte bërë një bilanc për energjinë”, tha Balla. Numri dy i PSsë, Balla, tha se dosja “CEZ” duhet të ishte transferua­r te Prokuroria e Posaçme Antikorrup­sion. “Për një kallëzim të këtij niveli, Prokuroria nuk duhet të kishte konkluduar në mbylljen e hetimeve. Për sa kohë që personat e akuzuar apo ata të rëndësishë­m nuk janë marrë në pyetje, Prokuroria duhet domosdoshm­ërisht të zgjaste afatet e hetimit. Prokuroria e Tiranës duhet të kishte transferua­r këtë dosje në SPAK, pasi është jashtë kompetencë­s së kësaj Prokurorie dhe Gjykate”, tha Balla. Kreu i Grupit të PS- së përsëriti sërish akuzën për gjyqtarin Llazër Sollaku. “Nxitimi dhe vrapimi i personave të kallëzuar, nën hetim apo të interesuar, pa dyshim, kap ca të kapësh, që është sjellja e qartë e prokurorëv­e dhe gjyqtarëve të korruptuar për të mbyllur një dosje të rëndë është shprehja më kuptimplot­ë se si në këtë vend janë shpërdorua­r asetet dhe fondet publike në këto 20 e kusur vjet”, tha Balla.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania