Kryemadhi me senatorin Peters: Folëm për sfidat e Shqipërisë

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, është takuar dje me senatorin e Miçiganit, Gary Peters. Nëpërmjet një statusi në “Facebook” kryetarja e LSI- së bëri publike disa nga detajet e bisedës së tyre. “Në këtë takim bashkë me z. Peters diskutuam për sfidat e Shqipërisë, shtimin e bashkëpuni­mit, duke marrë në konsiderat­ë të dyja funksionet e tij dhe për të rritur vëmendjen e Senatit Amerikan përmes ‘ Albanian Caucus’, por edhe me shqiptarët në zonën prej ku z. Peters është zgjedhur”, shkroi Kryemadhi. Në Miçigan jeton një komunitet i madh shqiptarës­h. Kryetarja e LSI- së ndodhet në SHBA që prej datës një shkurt dhe pak ditë më parë u takua edhe me John Richmond. “E falënderov­a ambasadori­n John Richmond mbi udhëheqjen që SHBA ka marrë në luftën globale kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Vizioni i Presidenti­t Donald Trump, së bashku me mesazhet e Mike Pence dhe Ivanka Trump në Samitin e Shtëpisë së Bardhë për Luftën e Trafikimit të Qenieve Njerëzore, janë një thirrje për të gjithë botën për të garantuar jetën dhe liritë e njeriut. E bindur mbi partnerite­tin SHBA- Shqipëri, për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurt për gratë dhe fëmijët tanë, duke siguruar mbështetje për viktimat dhe për të kapur çdo trafikant”, u shpreh Kryemadhi në “Facebook” pas takimit që zhvilloi.

Kryemadhi me senatorin e Miçiganit, Gary Peters

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.