Konfirmimi i Ardi Veliut, Paloka: Ushtar i maxhorancë­s

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Nënkryetar­i i Partisë Demokratik­e, Edi Paloka, reagoi dje pas kalimit të vetingut të kryepolici­t Ardi Veliu. Sipas Edi Palokës, Veliu është ushtar i ish- ministrit Xhafaj, pasi sipas tij, për rreth dy vite nuk hetoi vëllanë e ish- ministrit të Brendshëm. "Agron Xhafaj është i paprekshëm nga ligji, sepse ai dhe vëllai i tij deputet i Partisë Socialiste, i shërbejnë pushtetit kriminal të Edi Ramës. Është provuar se Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Ardi Veliu, shkeli çdo ligj për të mbrojtur 2 vjet më parë Agron Xhafën, i kapur sërish në flagrancë si trafikant droge. Ardi Veliu, i cili sot kaloi vetingun politik në Polici, u komandua në detyrë në shkelje të ligjit si ushtar i trafikanti­t të drogës Agron Xhafaj", tha Paloka në deklaratën për shtyp. Ndërkohë, për selinë blu, akti normativ i quajtur anti- KÇK është i dështuar për sa kohë në krye të qeverisë është Kryeminist­ri Rama. "Me Edi Ramën në krye të qeverisë, dështimi i të ashtuquajt­urit ligji anti- KÇK është i garantuar, njësoj siç dështoi ligji Antimafia, për të goditur pasuritë e krimit", tha nënkryetar­i i PD- së, Paloka.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.