Aksident në Lezhë, plagosen dy të rinj

Panorama (Albania) - - AKTUALITET - Ornida Hoxha

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë pas përplasjes së dy automjetev­e. Aksidenti ndodhi paraditen e së premtes në superstrad­ën Lezhë- Milot, në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit. Si pasojë e këtij aksidenti, mbetën të plagosur shtetasit me iniciale K. F., dhe F. K., të cilët ishin pasagjerë në njërin nga mjetet që u përplas. Të plagosurit janë transportu­ar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor. Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti, ndërsa janë shoqëruar në komisariat dy drejtuesit e mjeteve, të cilët po merren në pyetje. Sipas informacio­neve të dhëna nga uniformat blu, dyshohet se shkak për këtë aksident me pasojë plagosjen rëndë të dy personave, është bërë ecja me shpejtësi tej normave të lejuara. Ndërkohë, dy të aksidentua­rit ndodhen të shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin edhe trajtimin e nevojshëm mjekësor. E. H

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.