Përplasja me armë në Shkodër, arrestohet autori i katërt

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Ka shkuar në katër numri i të arrestuarv­e për plagosjen e ndodhur në Shkodër mbrëmjen e 5 shkurtit, ku mori një plumb kalimtarja Liljana Jeremia, e cila qëlloi rastësisht aty. Në pranga mësohet se është vënë shtetasi Liridon Lushi, 27 vjeç, banues në lagjen "Tepe", në Shkodër. 27vjecari është kapur nga Policia, për shkak se dyshohet se ka bërë rolin e ndërmjetës­it mes tre shtetasve të arrestuar Arxhend Rexha, 31 vjeç nga Durrësi, Riad Xheladini, 22 vjeç nga Maqedonia e Veriut, Ension Buraku, 28 vjeç nga Durrësi, të cilët dyshohet se kanë qëlluar ndaj shtetasit Mirsad Meta nga njësia Bërdicë, në Shkodër, ndërsa ky i fundit i është kundërpërg­jigjur me armë. Shtetasi Liridon Lushi, sipas Policisë, ka dalë si emër gjatë hetimeve që po bëhen në kuadër të operacioni­t "Reagimi". Ky shtetas dyshohet se ka folur me të dyja palët për t'u takuar, por takimi nuk ka shkuar ashtu siç është menduar, sepse tre shtetasit e arrestuar kanë qëlluar ndaj Mirsad Metës, ndërsa ky i fundit ka reaguar duke iu kundërpërg­jigjur. Nga të shtënat, mbeti e plagosur shtetasja Liljana Jeremia, 35 vjeçe, nga fshati Golem i njësisë Rrethina, e cila mori një plumb në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Shtetasit e arrestuar Arxhend Rexha, Riad Xheladini, Ension Buraku, të cilët dyshohen për veprat penale "Vrasja në rrethana cilësuese", "Plagosja e lehtë me dashje", "Armëmbajtj­a pa leje". Kjo ngjarje dyshohet se ka ardhur pas prishjes për pazare droge dhe konfliktev­e të mëparshme. Këta persona janë përfshirë në një konflikt me armë në Gjermani para disa kohësh, ndërsa shtetasi Mirsad Meta dyshohet se në 25 janar i ka vendosur tritol te banesa shtetasit Ension Buraku, në Durrës. S. N

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.