Rama dhe Meta: Model referimi për brezat e artistëve

Panorama (Albania) - - KULTURE -

Presidenti Meta ka shprehur ngushëllim­et për humbjen e artistes Nexhmije Pagarusha, duke e konsiderua­r si një nga të rrallat personalit­ete që sfidoi kohën duke mbërritur te të gjithë brezat. "Me shumë dhimbje e hidhërim të thellë mora lajmin tragjik të ndarjes nga jeta të mbretëresh­ës së këngës shqiptare, artistes sonë të madhe e të papërsërit­shme, Nexhmije Pagarusha. E dashur dhe e admiruar nga të gjithë brezat për vokalin e jashtëzako­nshëm, emocionet dhe krenarinë që i dhuroi kombit në dekada, kjo humbje e pazëvendës­ueshme i ka prekur sot të gjithë shqiptarët dhe admiruesit e saj kudo. Si artiste që bëri histori në momente të vështira, falë talentit artistik, personalit­etit fisnik e të spikatur, Nexhmije Pagarusha do jetë përherë një model referimi për brezat e rinj të artistëve, një yll i pashuar i muzikës shqiptare, këngët e së cilës do të këndohen përjetë. Unë isha fatlum ta njihja nga afër dhe të ndaja me të shumë momente të bukura dhe të paharruesh­me. Ajo nuk ishte magjike, vetëm në skenë dhe ekran, por në çdo moment të jetës së saj. Duke ndarë dhimbjen e thellë për këtë humbje të madhe, u shpreh ngushëllim­et më të sinqerta familjes, të afërmve, bashkëpunë­torëve dhe të gjithë artdashësv­e shqiptarë. Si një nga përfaqësue­set më të mëdha të artit e muzikës, e nderuar dhe vlerësuar ndërkombët­arisht, me trashëgimi­në e vyer që la pas, Nexhmije Pagarusha do të mbetet e paharruar për të gjithë ne", shkruan Meta.

Po ashtu, edhe Kryeminist­ri Edi Rama ka shprehur keqardhjen për humbjen e këngëtares dhe zonjës së rrallë të skenës. "Një zë i rrallë dhe një zonjë e rrallë, Nexhmije Pagarusha, nuk është më mes nesh, por brenda i pashlyeshë­m mbetet kujtimi i saj. Prehu në paqe, zonjë e madhe", shkruan Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.