REAGIMI I POLLOS: RAMA BËN TË FORTIN PARA BE

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Ish- deputeti i PD- së, Genc Pollo, në një postim në “Facebook” ka komentuar intervistë­n e Kryeminist­rit Rama të dhënë për agjencinë franceze AFP, ku ai thekson se “Shqipëria nuk do të qajë pas derës së BE- së”. Por në reagimin e tij, ish- kreu i Komisionit të Medias ka theksuar se Rama mund të kishte deklaruar se do përmbushë kushtet e Bundestagu­t dhe do të lejojë të behën zgjedhje parlamenta­re pas miratimit të Reformës Zgjedhore.” Fare mirë mund të kishte thënë se ‘ do të përmbush kushtet e Bundestagu­t si p. sh., do të bëj zgjedhje parlamenta­re pas miratimit të Reformës Zgjedhore; do të çoj për ndjekje penale ofiqarë rilindas që kanë vjedhur vota etj., etj.. Jo vetëm se i shërbejnë vendit, por edhe se çelin portën e Bashkimit Europian’. Nuk e thotë këtë, por bën të fortin. Mbas përfshirje­s së qeverisë në korrupsion të lartë e krim të organizuar arroganca me ‘ nuk qaj te dera jote’, e vështirëso­n më tej integrimin europian të Shqipërisë”, thekson Pollo.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.