Margariti: Të jemi mirënjohës, Nexhmije Pagarusha

Panorama (Albania) - - KULTURE -

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e ka kujtuar Nexhmije Pagarushën përmes "Bareshës", këngës me të cilën artistja preku kulmin e karrierës në muzikë. "Muzika shqiptare ka humbur sot një nga zërat më të bukur. Nexhmije Pagarusha u nda nga jeta, duke na lënë një trashëgimi të vyer nëpërmjet zërit të saj brilant. E quajtur ' bilbili' i muzikës, ky emër do të shoqërojë përjetësis­ht një prej ikonave më frymëzuese të muzikës dhe artit shqiptar. Të jemi mirënjohës, Nexhmije Pagarusha", shkruan Margariti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.