Grabiten 100 mijë lekë me pistoletë lodër në një zyrë kredidhëni­esh

Autori përdori një pistoletë lodër për të kërcënuar punonjëset

Panorama (Albania) - - FAQE 1 -

një operacion të gjerë që prej mbrëmjes së djeshme kundër “të fortëve”. Punonjësit e këtij institucio­ni financiar lajmëruan pronarin dhe ky i fundit, pas rreth 40 minutash, ka vënë në dijeni Policinë për çka kishte ndodhur. “Në Durrës, në lagjen nr. 12, në një rrugë dytësore, në filialin e një banke të nivelit të dytë, rreth orës 14: 24, një person ende i paidentifi­kuar dyshohet nën kërcënimin e një sendi të ngjashëm me armë zjarri pistoletë, ka marrë lekët mbi banak, një shumë rreth 100 mijë lekësh dhe është larguar me vrap. Shërbimet e Policisë së Durrësit me marrjen e njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit ku është rrethuar zona në një perimetër të gjerë. Në kontroll të zonës është angazhuar edhe FNSH dhe Forca e Posaçme ‘ Shqiponjat’, ku vijon kontrolli edhe me pika kontrolli në rrugica e rrugë kryesore. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarj­e dhe po vijon punën për administri­min e çdo prove që do shërbejë në identifiki­min dhe më pas kapjen e autorit”, tha zyrtarisht Policia. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14: 24, në lagjen nr. 12, pranë bustit të “Azem Hajdarit’, në një zonë jo shumë të populluar, por edhe me kamera të shumta që mund të ndihmojnë për identifiki­min e autorit. Zona është e mbushur me biznese, ndë sa mësohet se janë sekuestru ar shumë kamera sigurie, t cilat do të shqyrtohen për t identifiku­ar dhe më pas arre tuar autorin. Nga ekzamin mi i kamerave të sigurisë ek spertët kanë mundur të real zojnë identikiti­n e autorit. S pas ekspertëve, bëhet fjalë pë një djalë të ri, rreth 1.75 cm gjatë, që dyshohet të jetë kon tingjent dhe person i skedua më herët nga Policia.

Vendi ku ndodhi grabitja në Durrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.