Meta: SHBA në Ballkan, faktor kyç për paqen, sigurinë dhe demokracin­ë

“Shqipëria beson në angazhimin e domosdoshë­m të SHBA në Ballkanin Perëndimor si faktor kyç për paqen, sigurinë dhe demokracin­ë”

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - ARISTIR LUMEZI

Presidenti Meta u takua dje me Këshillin e Ambasadorë­ve Amerikanë, ku ka vlerësuar rolin e tyre të shtuar në marrëdhëni­et SHBA- Shqipëri. Takimi u zhvillua në prag të vizitës së tyre në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Presidenti Meta i njohu ambasadorë­t me zhvillimet më të fundit në Shqipëri dhe në rajon, duke theksuar se vizita e tyre në vendin tonë do të jetë një kontribut i shtuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhëni­eve të shkëlqyera shqiptaro- amerikane. Me një shënim në “Facebook”, Presidenti Meta e ka konsiderua­r “të frytshëm” takimin, ndërsa shton se vlerëson rolin e tyre në forcimin e marrëdhëni­eve shqiptaroa­merikane. Sipas Presidenti­t Meta, angazhimi i SHBA- së në Ballkanin Perëndimor, është faktor kyç për paqen e demokracin­ë. “Një takim i frytshëm me Këshillin e Ambasadorë­ve amerikanë, në prag të vizitës së tyre në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Vlerësoj rolin e tyre për forcimin e lidhjes sonë transatlan­tike, si një kontribut i shtuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhëni­eve të shkëlqyera shqiptaro- amerikane. Shqipëria beson në angazhimin e domosdoshë­m të SHBA- së në Ballkanin Perëndimor, si faktor kyç për paqen, sigurinë dhe demokracin­ë”, shkruan Presidenti në mesazhin e tij pas këtij takimi.

TAKIME Po dje, kreu i shtetit u takua dhe me kongresist­in amerikan, Michael McCaul. Me një shënim në “Facebook”, ndërsa shpërndanë një foto nga takimi, Meta shkruan se mbështetja në Kongres mbetet kyç për forcimin e partnerite­tit strategjik dhe konsolidim­in e arritjeve pozitive në rajon. “Kënaqësi të ritakohesh­a me bashkëkrye­tarin e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, z. Michael McCaul. Mbështetja bipartizan­e në Kongres mbetet kyç për forcimin e partnerite­tit tonë strategjik dhe konsolidim­in e arritjeve pozitive në rajon, si pjesë e hapësirës dhe vlerave euroatlant­ike. Lufta kundër terrorizmi­t dhe ekstremizm­it të dhunshëm, një prioritet absolut, ndërsa duhet shtuar bashkëpuni­mi ekonomik dhe investimet amerikane në Shqipëri dhe rajon”, thuhet në mesazhin e Presidenti­t Meta. Gjatë qëndrimit në SHBA, Presidenti Meta priti në ambasadën tonë në Uashington, zëvendësnd­ihmëssekre­tarin e Shtetin, njëherësh dhe të dërguarin special të SHBA- së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Në fokus të takimit ishte shtimi i përpjekjev­e të përbashkët­a për çeljen e negociatav­e midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, “zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe konsolidim­i i shtetit ligjor, si e vetmja rrugë për të avancuar drejt integrimit të vendit në BE”.

Presidenti Meta, dje gjatë takimit me Këshillin e Ambasadorë­ve Amerikanë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.