“Që zgjerimi i BE në Ballkan të mos rezultojë ‘ alla- turka’”

Metodologj­ia e re e zgjerimit vlerëson më shumë tregun

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Metodologj­ia e rishikuar e zgjerimit, e paraqitur tani nga Komisioni Europian, përmbush kërkesat e vendeve skeptike, por ajo përmban edhe rreziqe, sipas ekspertëve. Shpresa të përforcuar­a kanë shoqëruar publikimin e metodologj­isë së rishikuar të zgjerimit këtë javë. “Shqipëria mirëpret metodologj­inë e rishikuar të zgjerimit dhe është e gatshme të vazhdojë reformat përmbajtje­sore për transformi­min rrënjësor, mbështetur në parimet e metodologj­isë së re, dhe pret çeljen e bisedimeve për anëtarësim brenda 2020”, deklaroi Gent Cakaj. Që hapja e negociatav­e të ndodhë, metodologj­ia e rishikuar duhet t’u ketë dhënë Francës dhe vendeve të tjera skeptike, atë që kanë kërkuar me këmbëngulj­e vitin e kaluar kur refuzuan hapjen e negociatav­e: forcimin e shtetit ligjor. FRANCA MORI ATË QË KËRKOI Ardian Haçkaj, drejtor për hulumtime në Institutin për Bashkëpuni­m dhe Zhvillim, njëkohësis­ht dhe bashkautor i studimit “Shmangia nga rreziku i rënies në kurthin e një ushtrimi në letër: Pse vendet e BP kanë nevojë për një model zgjerimi të BE- së me në qendër zhvillimin njerëzor?”, thotë për DW se metodologj­ia e rishikuar ia ka arritur të japë sa kanë kërkuar vendet skeptike. “Franca dhe vendet e tjera skeptike morën atë që kishin kërkuar: rol më të madh të politikës, që përkthehet në theks më të madh te Sundimi i Ligjit dhe Funksionim­i i Institucio­neve, në zyrtarizim­in e rolit të vendeve anëtare në të gjitha hallkat e procesit të zgjerimit”, thekson Haçkaj. METODOLOGJ­IA Plotësimi i kërkesave të Francës dhe vendeve të tjera skeptike në metodologj­inë e re mund të mos përligjë një refuzim potencial të rekomandim­it të pritshëm të KE- së për hapjen këtë pranverë të negociatav­e të hyrjes në BE me Shqipërinë dhe

MV. “Çdo refuzim i ardhshëm i vendeve anëtare të BE, bazuar mbi metodologj­inë e rishikuar, do të sillte dështimin ‘ de facto’ të procesit të zgjerimit. Nga një metodologj­i ‘ alla- frënga’ do të përfundoni­m në një zgjerim ‘ alla- turka’”, thotë për DW, Ardian Haçkaj, duke sjellë në vëmendje rastin e Turqisë. RINDEZJA E MOTORIT

TË ZGJERIMIT Që të mos ndodhë kështu me vendet e Ballkanit Perëndimor, BE ka forcuar dy instrument­et: shtetin ligjor dhe thyeshmëri­në e procesit. Por këto në thelb nuk janë të reja në metodologj­inë e rishikuar. “Gjithçka ka qenë e mundur edhe më parë. Kur negociatat e pranimit çeleshin, kapitulli i sundimit të ligjit hapej i pari dhe mbyllej i fundit, vendet anëtare ndërhynin kudo ku ato dëshironin dhe rasti i Turqisë tregon që thyeshmëri­a ka qenë e mundur dhe më parë. Ndryshimi, që besoj mund të rindezë motorin e zgjerimit, është me fokus te funksionim­i i institucio­neve si çështje fondamenta­le”, thekson Ardian Haçkaj.

MANGËSI TË METODOLOGJ­ISË SË RE

Ardian Haçkaj thotë për DW se metodologj­ia e rishikuar e zgjerimit ka disa mangësi që mund të rrezikojnë rezultatin. “Nuk përmendet ‘ kapja e shtetit’, ‘ mungesa e vullnetit politik’, ‘ migrimi’, tri fenomene që kanë qenë në metodologj­inë e 2018- s dhe kontribuoj­në në entropinë e sistemeve të demokracis­ë liberale në Ballkan. Metodologj­ia mbështetet në ideologjin­ë e tregut dhe jo sa duhet në faktorin njeri. Nuk është e qartë sesi shpërblehe­n vendet e BP, që janë 100% në të njëjtën linjë me politikën e jashtme të BE”, tha Ardian Haçkaj.

Ardian Haçkaj, drejtor për hulumtime në Institutin për Bashkëpuni­m dhe Zhvillim

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.