Basha, akuza qeverisë: Me këto çmime, s’ka dinjitet

Pensionist­ja i ankohet kryedemokr­atit për çmimet e larta

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Në vazhdim të turit të takimeve me qytetarë të zakonshëm, kreu i PD- së prezantoi dje videon e pasdites me një pensionist­e të quajtur Vera.

Në materialin që e publikoi në rrjetet sociale, Basha tregon momentet e një pasditeje me të moshuarën, teksa e shoqëron atë për të bërë pazarin e ditës. Gjatë videos, duke bërë pazare, e moshuara i tregon Bashës të ardhurat e familjes së saj dhe shpenzimet, teksa i zbulon se fëmijët dhe anëtarët e tjerë të familjes i ka pa punë dhe e vetmja e ardhur është pensioni i saj. Por në video, e moshuara i tregon kreut të opozitës se pensioni i saj nuk është i mjaftueshë­m sa për të paguar energjinë elektrike dhe ilaçet e saj. Duke parë këtë situatë të përshkuar nga pensionist­ja, Basha shprehet se kjo gjendje cenon dinjitetin e njerëzve, pasi me këto të ardhura, nuk mund të jetohet një jetë dinjitoze. Dialogu mes Bashës dhe pensionist­es:

Si janë nga shtëpia? Mirë, si pa punë. Dy çuna pa punë, dy nuset pa punë. Vetëm njëqind e ca mijë lekë kam paguar dritat.

Dritat dhe ujin? Pa ujin. Ujin nuk e kam paguar, se nuk më doli pensioni.

Basha: Vera: Basha: Vera:

Sa merr pension? Unë marrë një pension 182 mijë lekë. Domethënë ty të shkon më shumë se gjysma e pensionit vetëm për drita? Po ilaçet? Me gjithë këto pagesa që bën, domethënë ne po shkojmë të bëjmë pazarin. Çfarë arrin me ble? Çfarë do blej. Dy patëllxhan­ë, dy kunguj, qepë, patate... se s’të del. Lëre që nuk i kemi mësuar me lekë.. Janë...

Basha: Vera: Basha: Vera: Basha: Vera:

Ç’të bëjmë. Kjo është rutina e gjithë nënave shqiptare. Të gjitha do bredhin, ku është më lirë 5 lekë, e ku 100 lekë. 130 mijë lekë të shkojnë vetëm këto të dyja. Ti e ke pensionin? 182 mijë lekë. Sa të shkojnë ilaçet? 40 mijë lekë. Se i ka këto kusure mosha. I kam të dy prindërit me ilaçe. Po me këto që më thua ti, nuk ka vend as për dinjitet. Takimet Takimi mes Bashës dhe pensionist­es Vera, në fakt u parapri nga një foto e publikuar disa ditë më parë. Siç duket, ka qenë një zgjedhje e stafit të kryedemokr­atit, që pas fotos publikoi videot e disa takimeve të tjera dhe vetëm sot zgjodhën

Basha: Vera: Basha: Vera: Basha:

të nxjerrin edhe videon e këtij takimi me këtë pensionist­e. Këto video dhe foto janë një risi e Bashës në komunikim publik, që ka filluar vetëm javët e fundit. Javën që shkoi, kreu i PD- së e nisi me disa takime me të rinj në kafene, që flisnin për jetesën e shtrenjtë që është bërë në vend, e cila shkon në proporcion të zhdrejtë me nivelin e të ardhurave që nuk janë rritur në vitet e fundit. Por nga të gjitha këto video të rubrikës “Po të Dëgjoj”, të Bashës, bujën më të madhe e bëri ajo në Qytetin Studenti. Basha shkoi në një nga godinat e Qytetit Studenti, ku u prit nga disa studentë, të cilët i treguan kryedemokr­atit gjendjen e keqe në të cilat janë konviktet. Në këtë takim, Basha u ndesh me një nga kujdestare­t e konviktit, e cila i kërkoi kryedemokr­atit të dilte, pasi kishte hyrë në thyerje të rregullave.

Basha me qytetaren

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.