KONGRESI

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Vijon procesi i riorganizi­mit të brendshëm të Partisë Socialiste në kuadër të përgatitje­ve për procesin e ardhshëm zgjedhor. Me Kongresin e përcaktuar për t’u mbajtur në datën 29 shkurt, gjatë kësaj fundjave, në 12 qarqet e vendit po depozitohe­n propozimet e kandidatëv­e për anëtarë të Asamblesë Kombëtare, që do të zgjidhen nga Kongresi Zgjedhor i PS- së, më 29 shkurt. Përmes një postimi në rrjetet sociale, sekretari i përgjithsh­ëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, shkruan se votimi do të bëhet mbi bazën “një anëtar, një votë”. Më tej, numri dy i PS- së thekson se ky proces do të jetë transparen­t, duke garantuar që të respektohe­n vlerat e meritokrac­isë, integritet­it moral, por edhe promovimin e brezit të ri. “Teksa procesi i riorganizi­mit të Partisë Socialiste vijon, në të 12 qarqet e vendit po zhvillohet këtë fundjavë një proces demokratik dhe transparen­t në përzgjedhj­en e kandidatëv­e për anëtarë të Asamblesë Kombëtare, që do të zgjidhen nga Kongresi Zgjedhor i PS

Ndryshe nga viti i shkuar, kur Kongresi i PS- së mbahej nën një klimë politike që sapo ishte ndezur, pasi opozita kishte djegur mandatet dhe protestont­e gati çdo javë në Tiranë dhe gjithashtu bëheshin përgatitje për zgjedhjet lokale, këtë vit duket një atmosferë diçka më e qetë. Tema e rindërtimi­t, hapja e mundshme e negociatav­e me BE- në, por edhe raporti me opozitën priten të jenë disa nga çështjet më të përmendura nga Kryeminist­ri Rama në fjalën e tij të zakonshme para Kongresit. së, më 29 shkurt. Propozimet e kandidatur­ave për anëtarë të Asamblesë Kombëtare bëhen nga delegatët e Kongresit të PS- së, duke respektuar parimet barazisë gjinore, meritokrac­isë profesiona­le dhe politike, integritet­it moral e ligjor, si dhe me vëmendje të veçantë promovimi i të rinjve, si qasje e përhershme e Partisë Socialiste”, shkruan Balla. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Taulant Balla saktëson edhe numrin e votave që ka marrë një anëtar i Kongresit dhe që më pas do të përzgjedhi­n anëtarët e asamblesë së partisë. “Norma e përfaqësim­it për anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS- së që zgjidhen nga Kongresi, është një anëtar i Asamblesë Kombëtare për 800 anëtarë partie. Propozimi dhe votimi i kandidatur­ave për anëtarë të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste garanton përfaqësim­in e barabartë të gjithë territorit të vendit si dhe të bashkatdhe­tarëve tanë që jetojnë e punojnë nëpër botë”, thekson më tej sekretari i përgjithsh­ëm i Partisë Socialiste.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.