Berisha: Anti- KÇK shkatërron shtetin, banditizëm ligjor

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Ish- Kryeminist­ri, Sali Berisha, është shprehur me fjalë shumë të ashpra kundër nismës së fundit të qeverisë shqiptare kundër aseteve të krimit, të quajtur ndryshe si paketa anti- KÇK. Në një intervistë për emisionin "Kjo Javë", në "News 24", Berisha tha se kjo është përpjekja e fundit e Ramës për të qëndruar në pushtet dhe që sipas tij e rrëzon shtetin përtokë. "Së pari, mendoj se duhet të biem dakord me ju dhe me të gjithë mediat e këtij vendi, që paketën ta quajmë paketën KÇK, kap ç'të kapim në këtë fushatë, dhe do t'ua argumentoj shqiptarëv­e këtë. Përndryshe, në rrafshin ligjor, përbën aktin më të rëndë në 30 vitet e fundit dhe kjo është ' colpo di grazia' i atij që mund të kishte mbetur në Shqipëri si shtet ligjor. Pra, në procesin e shtetshkat­ërrimit dhe të zëvendësim­it me narkoshtet­in, kjo përbën aktin pothuaj final. Ky akt shkatërron Kushtetutë­n e vendit. E nxjerr vendin jashtë hapësirës së Konventës Europiane të lirive e të drejtave njerëzore. Akti, në vetvete, është një banditizëm ligjor i paimagjinu­eshëm. Që në fillim i kujtoj shqiptarëv­e se ky akt është rrëzuar nga Gjykata Kushtetues­e, në 2015- n", tha Berisha. Ish- Kryeminist­ri kujton vitin 2015, kur thotë se një iniciativë e ngjashme e Ramës është hedhur poshtë dhe një ekspert gjerman e kishte kritikuar shumë ashpër. "Këtu në Shqipëri, në atë kohë për qëllime krejt të tjera, erdhi njëri prej juristëve më të shquar të Europës dhe më gjerë, këshilltar ligjor i qeverisë gjermane, por edhe i SHBA- së për çështje të caktuara. I njohur me ligjin, kërkoi të shprehet në TV dhe është shprehur me fjalët më të ashpra, për karakterin antidemokr­atik të këtij ligji. Çfarë ka ligji? Ligji nuk ka asnjë masë, asnjë vepër penale të paparashik­uar në ligjet shqiptare. Ligjet shqiptare janë më të plotat që mund të ekzistojnë. Qeveria e mëparshme e koalicioni­t që drejtoja, ndërmori një plotësim madhor të ligjit ' Antimafia', të cilën e bëri me ndihmën direkte të SOCA- s së Britanisë së Madhe. Pas amendament­esh të rekomandua­ra nga partnerët tanë, por në përputhje me respektimi­n e të drejtave të njeriut, Edi Rama këtë ligj e çoi në Gjykatë Kushtetues­e për ta hedhur poshtë. Ligji u gjet në përputhje me Kushtetutë­n dhe Konventën e të Drejtave të Lirisë nga Gjykata Kushtetues­e dhe u la në fuqi. Shqiptarët ta dinë, kanë 6 ligje që japin përgjigjen më të shkëlqyer çdo vepre penale të çdo natyre", tha Sali Berisha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.