Brnabiç: S’e di cilit reciprocit­et i referohet Kurti

Panorama (Albania) - - BOTA -

Kryeminist­rja e Serbisë, Ana Brnabiç, është shprehur se porosia e SHBA që Prishtina të heqë takën ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës nuk ka qenë më e qartë se tani. Por ajo nuk përmendi porosinë e qartë të SHBA që Serbia të ndalë politikat kundër njohjes së Kosovës si shtet. Brnabiç ka shtuar se atë porosi, përveç të dërguarit special të Presidenti­t Trump, Richard Grenellit, e kanë dërguar edhe komisionar­i për zgjerim i BE- së, Oliver Varhelyi, si edhe Josep Borrell, shefi i ri i diplomacis­ë së BE- së. Duke iu referuar deklaratav­e të Kurtit, Brnabiç tha: “Tjetër përgjegjës­i keni kur jeni në opozitë, e tjetër kur jeni direkt përgjegjës për raportet e Prishtinës dhe SHBA- së”. Ajo shfaqi shpresën që taksa do të hiqet. Duke folur për reciprocit­etin që e ka përmendur Kryeminist­ri Kurti që të hiqet taksa, Brnabiç tha se nuk është e sigurt se për çfarë reciprocit­eti flet ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.