Konte: Renditje mashtruese, Milani vlen më shumë se aq

Panorama (Albania) - - SPORT -

Eriksen përpara mbrojtjes apo si fantazist në mbështetje të Lukakut? Një modul tradiciona­l 3- 5- 2 apo një më fantazioz 3- 5- 1- 1? Po Handanoviç? A do t'ia dalë kapiteni i Interit? Janë të shumta pikëpyetje­t në prag të këtij derbi që për zikaltrit shkon përtej fitores së sfidës brenda qytetit, duke përfshirë në vetvete edhe luftën për titull nisur nga nevoja për të qëndruar në ritmet e Juventusit dhe Lacios. Është një Antonio Konte shumë i kujdesshëm në konferencë­n për shtyp, me më shumë dëshirë për të shpërqendr­uar sesa për të informuar gazetarët.

Çfarë diference ka, sipas jush, me derbin e vajtjes?

Ndryshimi thelbësor është që në vajtje ishim në fillim të kampionati­t, në javën e katërt. Asnjëra nga dy skuadrat nuk e dinte rrugën që do të kishte ndjekur. Milani kishte një tjetër trajner. Në çdo rast, derbet janë gjithmonë shumë të ndiera, ai i Milanos është shumë i rëndësishë­m. Duhet të përqendroh­emi te ndeshja dhe te pikët, sepse fitorja do të kërkojë një sforco jo të vogël.

Është i vështirë të përgatitet një derbi me 19 pikë avantazh në klasifikim?

Absolutish­t po, sepse Milani vlen më shumë se pikët që ka në klasifikim. Janë një skuadër e shkëlqyer që ka shtuar një kampion si Ibrahimovi­çi, i cili garanton siguri dhe eksperienc­ë.

Një armik më shumë për ju nesër ( sot) mund të jetë presioni i përballjes jo vetëm me Milanin në fushë, por edhe në distancë me Juven e Lacion?

E dimë çfarë kalendari kemi përpara. Së pari, Milanin. Një derbi fsheh shumë të panjohura. Siç e përsëris shpesh, ne duhet të bazohemi te plani ynë, vetëm aty. Me siguri, pas këtyre ndeshjeve do t'i kemi idetë më të qarta. E rëndësishm­e është të vazhdojmë të ndërtojmë dhe të punojmë me intensitet dhe përulësi.

Tani keni Eriksenin. Mund të ndryshoni modul? Është gati për derbin?

Jemi të lumtur që e afruam. Ka karakteris­tika thelbësore. Do të përpiqemi të punojmë me të, nga pikëpamja sulmuese dhe mbrojtëse. Për të është një botë e re: në Itali ka më shumë taktikë krahasuar me vendet e tjera, ku shpesh nuk janë të fiksuar në disa situata. Është e drejtë t'i jepet koha të ambientohe­t me idenë tonë të lojës.

Ju shqetëson fakti, në aspektin futbollist­ik, që do të keni përpara një si Ibrahimovi­ç?

Mendoj se është e drejtë që në ndeshjet më të forta të gjithë të jenë në gatishmëri. Përfiton spektakli. Po flasim për një kampion që ka sjellë me vete personalit­et. Kam respekt të madh për të, mendoj se emocionet do të jenë të forta edhe për Ibrën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.