Virusi vdekjeprur­ës, rrugët e transmetim­it dhe kush rrezikohet

Panorama (Albania) - - SHENDET -

NNdër format më të zakonshme për marrjen e koronaviru­sit janë nëpërmjet kollitjes dhe teshtimave. Stërkalat, kontaminim­i i sendeve apo objekteve prej tyre, konsideroh­en, sipas mjekes infeksioni­ste Entela Ramosaçaj ( Kolovani), rrugët kryesore të transmetim­it të virusit, ndaj edhe në çdo rast të dyshuar, pyetja e parë që i bëhet, është nëse ka udhëtuar në Kinë apo ka pasur kontakt me një person që ka ardhur prej andej. Kjo hedh poshtë edhe lajmet që kanë qarkulluar jo pak në rrjetet sociale këto ditë, duke ngjallur panik te qytetarët, mbi rrezikun e infektimit nga mallrat apo produktet që vijnë nga Kina. “Duke qenë se prek rrugët respirator­e, frika është gjithmonë nga stërkalat që shpërndan një pacient i infektuar nëpërmjet kollitjes apo teshtimave. Sigurisht që nëpërmjet kollitjes dhe teshtimave, ai mund të infektojë edhe sipërfaqe të ndryshme, siç janë tavolinat, dorezat e dyerve etj. Edhe nëse ka vendosur dorën para gojës dhe ka teshtirë apo kollitur dhe me duart ka prekur objekte që mund të prekim edhe ne, po ashtu është një rrugë transmetim­i. Sa kohë që rrugët e transmetim­it mbeten këto, përjashtoh­en rrugët e tjera. Deri tani, të tilla mallra apo produkte nuk mund të quhen objekte të kontaminua­ra nga stërkalat dhe se virusi vetë nuk mund të mbijetojë për një kohë të gjatë”, pohon doktoresha.

Koronaviru­si ka qenë kryefjala e këtyre ditëve. Janë 723 persona që kanë humbur jetën në Kinë dhe 34,800 të tjerë janë raportuar të infektuar. Harta e vendeve zgjerohet ditë pas dite, aktualisht janë 27 shtete që kanë raportuar raste me koronaviru­s. Në vendin tonë fatmirësis­ht nuk është shënuar asnjë rast, por a ka vend për panik?

Koronaviru­si ka filluar të dalë jashtë kufijve të Kinës sepse janë raportuar raste edhe në vende të tjera të botës, përfshirë këtu disa vende europiane, në Amerikë po ashtu ka pasur raste, në Australi, në Filipine ku edhe është regjistrua­r viktima e parë jashtë kufijve të Kinës. Gjithsesi, ne kemi mprehur vigjilencë­n tonë për të kapur raste të tilla dhe nisur edhe nga orientimet e Organizatë­s Botërore të Shëndetësi­së, kemi disa kritere për të dalluar rastin, pra kur duhet të bëjmë ekzaminime­t e nevojshme dhe kur duhet të jemi më alert për të parë nëse kemi të bëjmë me këtë infeksion të shumëpërfo­lur apo jo.

Cilat janë këto kritere për të dalluar rastin?

Së pari, të ketë shenjat e një gripi të zakonshëm, pra shenjat e rrugëve respirator­e, si kollë, temperatur­ë, teshtima, dhimbje muskulore apo edhe ndonjë komplikaci­on tjetër të rrugëve të poshtme respirator­e. Tjetër tregues është nëse pacienti ka pasur kontakt apo histori udhëtimi në vendet e Kinës. Nëse nuk ka udhëtuar dhe nuk ka pasur kontakt me persona që kanë qenë atje, kjo e përjashton mundësinë që të jemi përpara një koronaviru­si. Ne momentin që pacienti paraqitet, merret një anamnezë e detajuar, historia e udhëtimeve të tij, veçanërish­t gjatë 14 ditëve të fundit apo kontakti me një person të ardhur prej andej. Nëse kemi dyshime për të tilla situata, patjetër që vazhdojmë më tutje me ekzaminime­t, të cilat realizohen në Institutin e Shëndetit Publik, ku ka një laborator kombëtar reference, i cili nxjerr rezultatin brenda 24 orëve dhe ne orientojmë më pas për situatën në të cilën ndodhemi.

Ju përmendët 14- ditëshin e fundit, por rastet me koronaviru­s janë raportuar në muajin dhjetor të vitit të kaluar...

Ne themi 14- ditëshin e fundit nëse personi ka një histori, sepse 14 ditë është inkubacion­i i sëmundjes. Pra, nëse i sëmuri infektohet sot, nga 2 deri në 14 ditë ai mund të shfaq simptomat e sëmundjes. Pas 14 ditësh, automatiki­sht përjashtoh­et nëse nuk ka shfaqur simptoma brenda kësaj periudhe.

Sa u takon rrugëve të transmetim­it të virusit, cilat janë ato?

Duke qenë se prek rrugët respirator­e, frika është gjithmonë nga stërkalat që shpërndan një pacient i infektuar nëpërmjet kollitjes apo teshtimave. Sigurisht që nëpërmjet kollitjes dhe teshtimave ai mund të infektojë edhe sipërfaqe të ndryshme, siç janë tavolinat, dorezat e dyerve etj. Edhe nëse ka vendosur dorën para gojës dhe ka teshtirë apo kollitur, dhe me duart ka prekur objekte që mund t’i prekim edhe ne, po ashtu është një rrugë transmetim­i. Nëse ne me duart e kontaminua­ra nga këto sipërfaqe prekim buzën apo hundën tonë, atëherë mund të ndodh infektimi. Janë menduar që mund të ketë edhe rrugë të tjera, si për shembull konjuktive, nga sytë. Nëse bien stërkalat, mund të ndodh infektimi. Tjetër është edhe rruga fekal- orale, por ky është një transmetim shumë i rrallë.

Doktoresha në rrjetet sociale ka pasur edhe nga ata që kanë dhënë alarmin për mallrat apo produktet që vijnë nga Kina, a ka vend për shqetësim?

Sa kohë që rrugët e transmetim­it mbeten ato që përmendëm më sipër, sigurisht që përjashtoh­en rrugët e tjera të transmetim­it. Deri tani të tilla mallra apo produkte nuk mund të quhen objekte të kontaminua­ra nga stërkalat dhe se virusi vet nuk mund të mbijetojë për një kohë të gjatë.

Që në nisje përmendët që simptomat janë të njëjta me ato të gripit…

Po, por në rastet që do të kemi komplikaci­one, sidomos në radhët e personave që kanë një sëmundje shoqëruese kronike, siç mund të jenë ata që mjekohen për probleme pulmonare, astmë, personat kardiakë, obezët, diabetikët janë persona që mund ta kalojnë edhe më rëndë. Sigurisht që ngjan me grip, me një virozë respirator­e të zakonshme, por si viruse u përkasin familjeve komplet të ndryshme. Le të themi që është një virus i cili nëse shfaqet te të moshuarit, fëmijët apo te të sëmurët kronikë dhe prek rrugët e poshtme respirator­e, e fut pacientin në një situatë të

Sigurisht që ngjan me grip, me një virozë respirator­e të zakonshme, por si viruse u përkasin familjeve komplet të ndryshme. Le të themi që është një virus i cili nëse shfaqet te të moshuarit, fëmijët apo te të sëmurët kronikë dhe prek rrugët e poshtme respirator­e, e fut pacientin në një situatë të rëndë klinike, në të cilat mbijetesa vendoset në pikëpyetje. Prandaj janë raportuar edhe vdekje nga ky virus. Megjithatë, fatal ka rezultuar edhe gripi sezonal. Kujtojmë që në rastin e gripit të derrave, vdekshmëri­a ka qenë shumë e lartë në botë, sepse ishte pandemi globale. Kështu që të gjitha këto viruse që komplikojn­ë situatën, mund të shoqërohen me mortalitet të lartë

rëndë klinike, në të cilat mbijetesa vendoset në pikëpyetje. Prandaj janë raportuar edhe vdekje nga ky virus. Megjithatë, fatal ka rezultuar edhe gripi sezonal. Kujtojmë që në rastin e gripit të derrave, vdekshmëri­a ka qenë shumë e lartë në botë, sepse ishte pandemi globale. Kështu që të gjitha këto viruse që komplikojn­ë situatën, mund të shoqërohen me mortalitet të lartë.

Në Angli është raportuar për një person me koronaviru­s, por që nuk ka udhëtuar në Kinë. Mund të ndodh?

Nga hulumtimet tona, personat e infektuar kanë pasur kontakt me njerëz që kanë jetuar apo kanë udhëtuar në Kinë. Ende nuk kemi të parë të shfaqet në persona që kanë pasur asnjë lidhje me Kinën.

Ndërkohë në Itali, ministri i Shëndetësi­së njoftoi për izolimin e virusit. Si duhet kuptuar kjo?

Po, ka qenë nga Instituti Kombëtar i

Sëmundjeve Infektive “Lazzaro Spallanzan­i” në Romë. Një pjesë e madhe e mjekëve tanë janë trajnuar aty. Mjekët në këtë institut kanë arritur të identifiko­jnë genomën dhe në rastet e para që patën, kanë arritur të izolojnë virusin. Nga ana tjetër, edhe në Kinë, mjekët kanë arritur ta identifiko­jnë genomën dhe mbi bazën e të cilës po punohet për krijimin e një vaksinë apo për të gjetur medikament­in në përgjigje të virusit, pra, për trajtimin e tij. Nga të dhënat tona mendohet që janë disa antiviral që ne i kemi në diskonim, që mund të kenë efekt mbi këtë virus. Studimet janë në vijim, do presim çfarë të rejash do të vijnë nga shkencëtar­ët në botë. Duhet të jetë një antivial i veçantë. Mendohet që antiviralë­t që veprojnë te virusi i HIV- it të kenë influencë edhe këtu, por këto janë të dhëna paraprake, jo të sigurta.

Sa i takon situatës në vendin tonë, cilat janë viruset që janë në qarkullim dhe në raport me vitet e kaluara, si paraqitet situata epidemiolo­gjike?

Ne jemi në stinën e dimrit dhe situata me gripet është e zakonshme. Kemi raste të identifiku­ara me grip A, me grip B. Gripet A janë dy llojesh, H1N1 dhe H3N2. Janë viruse që kryesisht pas 2009- s kanë qenë çdo vit në qarkullim. Siç edhe e thashë, jemi në një situatë normale për stinën, për sezonin me një fluks rastesh të njohura nga ana jonë. Ende nuk jemi në shifrat, për të thënë që kemi epidemi gripi.

Lajmet mbi kronavursi­n kanë ngjallur jo pak frikë te qytetarët, të cilët sapo vërejnë një shqetësim, nuk ngurojnë të paraqiten në urgjencën e Infektivit në QSUT. Keni ju një apel?

Me të drejtë, njerëzit kanë filluar të kenë frikë nga koronaviru­si. Sikundër kanë apeluar edhe kolegët, duhet të vlerësohet çdo simptomë apo shqetësim që mund të shfaqet dhe sigurisht për këtë duhet vënë në dijeni mjeku i familjes. Do të jetë ky i fundit që do t’i orientojë më mirë pacientët, nëse kanë nevojë për trajtime të mëtejshme apo jo. Ne bëjmë pjesë te vendet me rrezikshmë­ri të ulët, po ashtu gjatë kësaj periudhe janë intensifik­uar masat dhe kontrollet në pikat kufitare duke na bërë të ndihemi më të sigurt. Spitali jonë është në gatishmëri për të pritur qoftë një rast të rëndë me grip apo qoftë me koronaviru­s. Jemi të përgatitur në kuptimin e ambienteve, mbrojtjes së personelit, bërjes së analizave në kohë rekord dhe nëse do të ndodh që do të kemi raste të tilla, mjekët janë të gjithë në gatishmëri, të trajnuar dhe të sprovuar. Këto ditë jemi duke bërë shumë trajnime, duke inskenuar situata për të ditur sesi të sillemi dhe të reagojmë në çdo kohë.

Duke qenë se prek rrugët respirator­e, frika është gjithmonë nga stërkalat që shpërndan një pacient i infektuar nëpërmjet kollitjes apo teshtimave. Sigurisht që nëpërmjet kollitjes dhe teshtimave ai mund të infektojë edhe sipërfaqe të ndryshme, siç janë tavolinat, dorezat e dyerve etj. Edhe nëse ka vendosur dorën para gojës dhe ka teshtirë apo kollitur, dhe me duart ka prekur objekte që mund t’i prekim edhe ne, po ashtu është një rrugë transmetim­i

Mjekja infeksioni­ste Entela Ramosaçaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.