ISHP: Ja si mund të parandaloh­et kanceri

Panorama (Albania) - - SUPLEMENT -

DData 4 shkurt njihet si Dita Botërore e Luftës Kundër Kancerit. Kanceri është shkaktari i dytë i vdekshmëri­së në mbarë botën dhe sipas Institutit të Shëndetit Publik, 4 shkurti është një mundësi për të rritur ndërgjegjë­simin e luftës kundër kancerit, si dhe për të treguar se zgjidhjet nuk janë të pamundura. Kanceri mund të prekë çdo njeri në mënyra të ndryshme, por secili ka fuqi të veprojë dhe të marrë masa në uljen e ndikimit të sëmundjes tek individët, familjet dhe komunitete­t. Dita Botërore e Luftës Kundër Kancerit është një mundësi për të reflektuar mbi atë çka mund të bëni. Sot, 9.6 milionë njerëz vdesin çdo vit nga kanceri, duke e bërë atë shkakun e dytë të vdekshmëri­së në mbarë botën. Mjekët thonë se 1/ 3 e kancerit mund të parandaloh­et; kjo na jep të gjithëve çdo arsye për të vepruar. Disa nga çështjet më urgjente për kancerin, për të zvogëluar incidencën në rritje të tij janë:

Ndërgjegjë­simi, të kuptuarit, mitet dhe keqinformi­met

Rritja e vetëdijes, informacio­ni i saktë dhe njohja e problemit mund të na ndihmojnë që të njohim herët shenjat paralajmër­uese, të bëjmë zgjedhje të informuara për shëndetin tonë dhe

të luftojmë frikën dhe keqkuptime­t rreth kancerit.

Rritja e aftësive të profesioni­stëve të shëndetit

Kanceri është shkaktari i dytë i vdekshmëri­së në mbarë botën. Së bashku, ne mund ta ndryshojmë atë. Koha për të vepruar është tani. Një ndër mënyrat për të arritur progres në uljen e sëmundsh

mërisë dhe vdekshmëri­së nga kanceri është përmirësim­i i njohurive dhe aftësive të profesioni­stëve të shëndetit për depistimin, diagnostik­imin dhe kapjen e hershme të kancerit, si dhe kujdesin ndaj tij nëpërmjet ofrimit të trajnimeve për punonjësit e kujdesit shëndetëso­r dhe profesioni­stët e tjerë si psikologë, punonjës socialë etj.

Parandalim­i dhe ulja e rrezikut

Të paktën 1/ 3 e sëmundjeve kancerogje­ne janë të parandalue­shme, duke na dhënë arsyet që të bëjmë zgjedhje të shëndetshm­e dhe të ndërmarrim strategji parandalue­se, në mënyrë që të kemi mundësi të parandaloj­më dhe të ulim rreziqet ndaj kancerit.

Përtej ndikimit fizik, ai mendor dhe emocional

Kujdesi cilësor për kancerin përshin dinjitetin, respektin, mbështetje­n dhe dashurinë. Kujdesi cilësor nuk konsideron vetëm ndikimin fizik të kancerit, por respekton mirëqenien emocionale, seksuale dhe sociale të çdo individi të sëmurë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.